Aktualitet Shkodër, vritet me armë zjarri babai, plagoset rëndë i biri

Shkodër, vritet me armë zjarri babai, plagoset rëndë i biri

51
2
SHPËRNDAJE

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur pasditen e sotme qytetin verior të Shkodrës. Sipas të dhënave të policisë lokale, Frederik Marku, 46 vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është qëlluar me breshëri automatiku, ndërkohë që djali i tij, Jurgen Marku, 22 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur pranë ambienteve të spitalit rajonal të qytetit, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një konflikt i mëparshëm me autorët  e vrasjes.
Policia sqaron se babë e bir, nga Thethi por me banim në Tiranë, të cilët ishin duke udhëtuar me një automjet, janë zënë në pritë dhe janë qëlluar me breshëri automatiku nga dy persona me motor, çka ka sjellë edhe vdekjen e menjëhershme të 46-vjeçarit, ndërkohë që 22-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.
Sipas policisë, është bërë identifikimi i personave që qëlluan mbi babë e bir dhe po punohet për kapjen e tyre.

30 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

  • kuq e zi

    Vrisni shqipetare vrisni. Nuk e kuptoj se qfare populli jemi. Nuk kam nevoje te lexoj historine sepse ajo (e njejte)ndodh qdo dite.

  • O Zonja Gazetare na shkruaje te pakten,i ra me te (pare) se Shqipetaret jane te BESES .te Lajmerojne se do te Vrasim.;;;;;KENGE MJERIMI;;;;;te dua,,,kam halle,,, per bese.Shqipetaret jane TRIMA se ska cfare te Humbin !!!!! TRIMERI ne Shqiperi do te thote Mburrje,se keshtu i Edukoje Partia Enverit,,Selam Musai,Vojo kushi,O keta Trima ku lejne Grate???? dhe Kalamajte????Pse une do ja Rite Kalamajte ( Shqipetareve Trima) ? Jeni bere Shume dhe nuk mundem dote,O TRIMA largohuni nga Sherret,se nje Jete keni,dhe Kenaquni ne Armoni te plote me njeri tjetrin,bolle me Epoken e Gurit.Ju Dua O Trima prandaje po Ju keshilloje, Une po Shkruaje ketu per Brezin e RI,se Brezi Vjeter E ka Hengure,qe ata te Mesojne si te Jetojne ne nje Shoqeri te per bashket pa Sherre,,,Pacim o TRIMA