Pagat, vendimi që jep shtesat për drejtuesit e lartë të administratës

Pagat, vendimi që jep shtesat për drejtuesit e lartë të administratës

60
0
SHPËRNDAJE

Qeveria

Zv.ministrat, shtesa mbi bazën e gradave

Pedagogët

Berisha, që prej afro 8 vitesh, nuk i ka rritur asnjëherë pagat e pedagogëve të universiteteve. Rritja e tyre e fundit ka qenë me qeverinë “Meta”

BLEDAR HOTI

Zbardhet vendimi i qeverisë për rritjen e pagave të punonjësve dhe të zyrtarëve të lartë të administratës shtetërore. Në Fletoren Zyrtare është botuar i plotë vendimi i marrë më 11 korrik “Për strukturën e pagave të nëpunësve civilë, zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve në Kryeministri, aparatet e ministrive të linjës, administratën e Presidentit, Kuvendit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorinë e Përgjithshme, disa institucione të pavarura, institucionet në varësi të kryeministrit, institucionet në varësi të ministrave të linjës dhe administratën e prefektit”. Sipas vendimit të qeverisë, efektet financiare fillojnë nga data 1 janar 2012, edhe pse ai është marrë më 11 korrik. Sipas tabelës së miratuar nga VKM-ja nr.449, përcaktohet se zyrtarë që kanë titullin shkencor profesor do të marrin 30 mijë lekë shtesë mbi pagën. Ndërsa ata zyrtarë që kanë gradën shkencore profesor i asociuar do të marrin 25 mijë lekë shtesë mbi pagën. Sipas këtij vendimi, atë e përfitojnë kjo kategori zyrtarësh: zëvendësministër; Drejtori i kabinetit: të Presidentit; tw Kryetarit tw Kuvendit; tw Kryeministrit; tw zëvendëskryeministrit; këshilltari: i Presidentit; Kryetarit të Kuvendit; Kryeministrit; zëvendëskryeministrit. Ndihmës: i Presidentit; Kryetarit të Kuvendit; Kryeministrit; Sekretar i Përgjithshëm; prefekt; titullar i institucioneve qendrore në varësi të Kryeministrit apo ministrave të linjës; anëtar i organeve kolegjiale drejtuese me kohë të plotë të institucioneve të pavarura të përcaktuara në pikën 1/1 të vendimit të qeverisë nr. 545, datë 11.8.2011. Ndërsa zyrtarët që gëzojnë shkollime të tjera universitare si “Studime postmaster, sipas përcaktimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vendet e përcaktuara sipas udhëzimit të përbashkët të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Departamentit të Administratës Publike dhe ministrit të Financave; – të barasvlershme me studimet postmaster në vendet e përcaktuara sipas udhëzimit të përbashkët të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Departamentit të Administratës Publike dhe ministrit të Financave; – diplomat master të lëshuara në sistemin anglo-sakson; – diplomat master të fituara në përfundim të programeve universitare që realizohen me jo më pak se 60 kredite ECTS dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit akademik në një nga vendet e listës bashkëlidhur udhëzimit të përbashkët vetëm për nëpunësit e diplomuar më parë në programet e studimeve universitare, që kanë zgjatur minimumi 4 vite akademike (8 semestra) para zbatimit të sistemit të Bolonjës dhe nëpunësit që kanë përfunduar programet e studimeve të ciklit të dytë sipas sistemit të Bolonjës”, do të përfitojnë një shtesë page prej 20 mijë lekësh të reja. Të njëjtën shumë e përfitojnë edhe ata zyrtarë që gëzojnë gradën shkencore doktor i shkencave. “Përfitojnë shtesë mbi pagën 25 mijë lekë zyrtarë që kanë gradën doktor i shkencave në vendet e përcaktuara sipas udhëzimit të përbashkët të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Departamentit të Administratës Publike dhe ministrit të Financave”.