Merkato e orëve të fundit, të gjitha lëvizjet në Europë

Maikon firmos te Siti, De Jong te Milani, Toni rikthim te Fiorentina

Orët e fundit të merkatos kanë folur shumë për këtë sezon, i cili parashikohet i varfër. Futbollistët më të njohur kanë bërë lëvizjet përfundimtare për sezonin e ri të futbollit. Nga më të bujshmet, dje ka qenë kalimi i Dagllas Maikon nga Interi te Mançester Siti. Braziliani kishte kërcënuar zikaltërit se në rast moslargimi do t’i padiste në FIFA dhe prej kësaj italianët u detyruan të largojnë futbollistin. Ai firmosi kontratë 3-vjeçare me milionerët anglezë, duke i thënë lamtumirë përfundimisht Interit. Ndërsa një tjetër lëvizje me mend është bërë nga kuqezinjtë e Milanit. Pas 11 largimeve të bujshme nga Milanelo, tashmë janë afruar disa emra që mund të bëjnë zëvendësim të të larguarve. Dje për Milanin ka firmosur De Jong. Kontrata e futbollistit është e vlefshme për tre vite. Ai do të marrë vendin e tij në formacion dhe mund të dalë në fushë që në takimin e parë të skuadrës së re. Veç Nigel De Jong, në orët e mbrëmjes milanezët kanë afruar në grupin e tyre dhe Johad Ferretin, i cili luajti sezonin e shkuar me Xhenoan. Ndërsa ka pasur dhe tre rikthime dje në Europë. Luka Toni është rikthyer te skuadra e Fiorentinës pas pesë vitesh shkëputje, ndërsa pas tre vitesh Rafael Van Der Vart është rikthyer te Hamburgu. Ky i fundit ka firmosur për tre sezone me gjermanët, duke iu premtuar besnikëri. Në vendin e tulipanëve ka pasur rikthim. Shkolla e Ajaksit ka rikthyer për një vit Rajan Babelin, i cili luajti në vitet e fundit për Liverpulin në Premier Ligë. Ndërsa “Zonja e vjetër” në pamundësi të marrjes së Berbatov, ka gjetur gjuhën e përbashkët me Bendtner. Sulmuesi danez i ardhur nga Arsenali ka firmosur kontratën, e cila është e vlefshme deri në fund të muajit qershor të vitit të ardhshëm. Pra, ai do të jetë vetëm për një vit në planet e bardhezinjve. Ndërsa një tjetër juventin ka qenë gjatë gjithë verës në tregun e futbollistëve, por sipas sinjaleve australiane bëhet me dije se Del Piero ka përfunduar në Ligën A të kontinentit të largët. Ndërsa edhe një kosovar me pasaportë suedeze është përfshirë në merkato. Agon Mehmeti ka bërë një hap pas, ai ka kaluar nga Palermo që luan në Serinë A te Novara që ka zbritur në një kategori më poshtë. Ndërsa është zyrtarizuar në Gjermani dhe lëvizja e holandezit Afelaj, i cili firmosi për Shalke 04.

Autor te 1 Shtator 2012. Sport. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry