Nga Monarkia e Ahmet Zogut tek Sulltanati i Sali Berishës

ALEKSANDËR BIBERAJ

Duke shfletuar kalendarin politik enciklopedik për ditën e 1 shtatorit, fleta qëndroi në 1 Shtatorin e vitit 1928, ditë kur Asambleja Kushtetuese e Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet e parakohshme, do ta ndryshonte formën e regjimit (formën e qeverisjes) nga Republikë Parlamentare me President Ahmet Zogun në Mbretëri të Trashëgueshme (Monarki Kushtetuese) me mbret të shqiptarëve Ahmet Zogun. Propozimi do të vinte nga një grup deputetësh dhe do të miratohej nga Asambleja Kushtetuese. Mund të ishte zgjidhja më e mirë për kohët e trazuara që po kalonte Shqipëria dhe udhëkryqin në të cilin ndodhej apo mund të konsiderohej si një përqendrim absolut i pushtetit në duart e Ahmet Zogut këtë le t’ia lëmë historisë dhe historianëve për gjykim dhe vlerësim. Natyrisht, kur flasim për historianë duhet të kemi parasysh historianë të vërtetë, në kuptimin profesional dhe misionar të këtij profesioni të nderuar dhe jo historucë të modelit komunist, që vetëm e nxinë për 45 vjet monarkinë dhe Ahmet Zogun apo e atyre të tanishëm që vijnë po nga komunizmi dhe mbeten me të njëjtin mentalitet dhe psikologji (shto këtu edhe interesat karrieriste, ekonomike apo dhe servilizmin ekstrem), dhe përpiqen ta shesin para historisë Sali Berishën si “arkitektin e Shqipërisë moderne”, ndërkohë që krejt e kundërta është e vërtetë. Gjithsesi, qëllimi i këtij shkrimi nuk është aspak të analizojë atë që ndodhi para 84 vitesh, se sa të paraqesë krejt shkurtimisht atë që ndodhi në Shqipëri gjatë këtyre 84 viteve, me qëllim që të shohim se sa larg në kohë 1 Shtatorit 1928 jemi, por edhe sa afër në model, formë dhe mentalitet qeverisës jemi sot në 3 Shtatorin e vitit 2012. Që nga ajo kohë, Shqipëria kaloi disa forma regjimesh, ku kuptohet diktatura komuniste mbetet pjesa më e errët, më fatkeqe dhe më afatgjatë për shqiptarët. Monarkia e Ahmet Zogut që pushoi së ekzistuari me pushtimin fashist të Shqipërisë më 7 Prill 1939, u zëvendësua nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës në vitin 1944, i cili, nëpërmjet një pushteti absolut, mbretëroi për 41 vjet (1944-1985), ndonëse nuk ishte mbret i shpallur juridikisht. Ahmet Zogu mbretëroi “de facto” duke qenë edhe “de jure” mbret, por nuk pretendoi për asnjë moment që të ishte edhe “ZOT” për shqiptarët apo t’i zinte vendin “ZOTIT”, pasi objektet e kultit (xhamitë, kishat, teqetë) lulëzuan, klerikët u arsimuan dhe liria e besimit u respektua. Enver Hoxha, që mbretëroi “de facto” duke mos qenë “de jure” mbret, synoi të bëhej edhe “ZOT” për shqiptarët, duke i zënë vendin “ZOTIT”, pasi prishi objektet e kultit (xhamitë, kishat, teqetë), i persekutoi klerikët (duke i vrarë, duke i burgosur, duke i internuar dhe duke i syrgjynosur), ndaloi me ligj lirinë e besimit, duke e shpallur besimin në ZOT si herezi dhe vetë “ZOTIN” “non grata”, “të padëshiruar dhe të jashtëligjshëm”.

Për të gjithë ata që e kanë jetuar kohën e komunizmit ose që kanë lexuar për atë kohë, është më se e qartë se Enver Hoxha u kujdes shumë që t’i zinte vendin Ahmet Zogut në panteonin e historisë së kombit shqiptar, pasi nuk linte rast pa e nxirë dhe pa e anatemuar atë, personalisht vetë apo nëpërmjet historiografisë dhe propagandës komuniste në shërbim të tij.

Në Dhjetorin ‘90, pas 46 vitesh sundim të komunizmit, Shqipëria u fut në rrugën e demokracisë pas rënies së komunizmit, atje ku edhe lindi në Kremlin. Shqiptarët patën shumë shpresa se vendi do të ecte dhe do të përparonte shumë shpejt në rrugën e demokracisë, të ekonomisë së tregut dhe të prosperitetit kombëtar. Natyrisht që shumë ndryshime kanë ndodhur gjatë këtyre 22 viteve dhe kjo për meritë të sakrificës së qytetarëve shqiptarë, por demokracia dhe ekonomia e tregut vazhdojnë të mbeten hibride, sipas modelit “made in Albania”. Përse ndodhi dhe vazhdon të ndodhë kjo!? Natyrisht që një përgjigje e kompletuar kërkon kohë dhe analiza analitike, por gjithsesi një përgjigje të shpejtë, por të saktë dhe të vërtetë mund ta japim.

Edhe pse jemi në mes të Europës dhe po jetojmë në kohë moderne të qytetërimit perëndimor, kemi 22 vjet që nuk jemi monarki dhe nuk kemi mbret juridikisht, por kemi sulltan “de facto”, i cili ka plot 44 vjet në politikë (1968-1990 si komunist dhe 1990-2012 si demokrat komunist), duke ia kaluar edhe Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhës. Kur i intereson “sulltanit” ta nxijë Zogun njëlloj si Enveri e quan “non grata” dhe e flak nga Shqipëria brenda 24 orëve dhe kur i intereson ta lavdërojë e ngre në qiell dhe premton edhe mazoleum për familjen mbretërore. Të njëjtën gjë bënë edhe me Enver Hoxhën, kur i intereson ta lavdërojë e quan “komandantin legjendar të batalioneve partizane” dhe kur i intereson ta nxijë e quan diktator, ndonëse në vitin ‘90 erdhi nga varka e familjes së tij dhe me bekimin e tyre dhe me teserën e PPSH-së në PD. Nga këto qëndrime kontroverse, nuk është e vështirë për të kuptuar se, cili qëndrim është real dhe cili është hipokrit, cili është i vërtetë dhe cili është fallco. Po të shikosh Shqipërinë e sotme, fatkeqësisht ngjan shumë me Shqipërinë e vitit 1928, vërtet sot nuk kemi një mbret të shpallur “de jure”, por kemi një “Kryeministër sulltan” që ka uzurpuar dhe kontrollon të gjitha pushtetet, legjislativin, ekzekutivin, sistemin e drejtësisë, median, ekonominë, biznesin dhe gjithçka tjetër, më keq ndoshta se Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha, duke krahasuar kushtet respektove, si dhe duke marrë parasysh faktorin kohë dhe hapësirë. Shqipëria, si në vitin 1928, është e zhytur në kaos të plotë, në flakë, në vjedhje, në grabitje dhe në korrupsion galopant, në krime, në vrasje dhe në vetë-vrasje, në papunësi dhe në varfëri ekstreme, në injorancë të thellë qeverisëse dhe në mungesë totale të shtetit. Sot kemi krizë politike, krizë ekonomike, krizë morale, sociale, psikologjike dhe më e keqja, krizë besimi dhe humbje e shpresës për një të ardhme më të mirë. Nga kombi më optimist në Europë në fillim të viteve ‘90 për një të ardhme më të mirë, sot rrezikojmë të jemi kombi më pesimist në Europë për të ardhmen tonë, pasi ka humbur shpresa, besimi dhe e ardhmja duket tepër e pasigurt dhe e zymtë, sidomos për rininë. Kemi edhe një brez të humbur që nga viti 1990, në morinë e brezave të humbur që nga 1928 apo 1944. Sot me 3 shtator, si dikur më 1 Shtator 1928, mblidhet edhe seanca e parë e sesionit të vjeshtës parlamentare dhe “Kryeministri sulltan” do të bëjë ritualin e zakonshëm, do të mbledhë grupin parlamentar për të treguar përrallat e verës, rekordet e notit, rrugët “më të mira në botë” ku humbasin çdo ditë jetë qytetarësh shqiptarë, dhe pse jo edhe rekordet ekonomike, pasi ia kemi “kaluar” Gjermanisë, Kinës dhe mbarë botës. Të njëjtën gjë do të bëjë edhe në seancën plenare. Nuk do të ishte aspak çudi që me atë grup parlamentar që ka sot, me propozim të një grupi deputetësh, Shqipëria të shpallej nga seanca e sotme parlamentare me votat e mazhorancës “Sulltanat Kushtetues dhe i Trashëgueshëm” me sulltan të shqiptarëve Sali Berishën. Tentoi ta bënte me referendumin për projekt-kushtetutën në vitin 1994, por dështoi, në këtë farë Parlamenti dhe me këta farë deputetësh edhe mund ta bëjë dhe mirë do të ishte ta bënte. Të huajt, si gjithmonë, do të vraponin ta uronin të parët dhe të shpreheshin se “Shqipëria është vend sovran dhe i pavarur” dhe se ky “ishte vullneti i shqiptarëve”, dhe do të përpiqeshin që të na mbushnin mendjen se “Sulltanati është modeli më i mirë dhe më demokratik i qeverisjes për Shqipërinë dhe shqiptarët”, nënkupto “se kështu dhe kaq meritoni”. Ata njëlloj do të vazhdonin të merrnin rrogat e majme dhe honorarët nga taksa-paguesit e vendeve të tyre, por do të kishin më shumë privilegje, profite, dhurata dhe shpërblime për lobingjet nga “Sulltanati”, pasi dihet që në Sulltanat “Sulltani” ka një fond rezervë tepër të majmë për dhurata, për të cilin nuk i jep llogari askujt. Dhe qytetarët shqiptarë do të bëheshin çifçi në pronat tashmë të ligjëruara të sulltanit të ri, me bashkëpronarë serbë, rusë dhe grekë. Të nderuar deputetë të PD-së, duhet ta bëni këtë që edhe ju ta ndani mendjen, që të emëroheni shërbëtorë të përjetshëm të sulltanit të ri. Sa pa ndodhur edhe juridikisht kjo, se vetëm kjo i ka mbetur, do të thosha se është detyrë e çdo shqiptari të ndershëm, civil dhe qytetar, intelektual dhe patriot për ta zbritur nga froni këtë “sulltan të ri”, hibrid i elementëve më negativë që ka pasur Mbreti Zog dhe Diktatori Hoxha të marrë së bashku, pasi nuk kemi luksin që në mes të Europës, në vitin 2012, të kemi një model të para 84 vitesh që quhej Monarki, apo të para 68 vitesh që quhej Diktaturë.

Autor te 3 Shtator 2012. Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Cecua me bicak

    Nje shkrim sallate nga ata qe vetem zoti Biberaj di te llangose e qe nuk e ka pergje qe neser te peshtyje keto qe ka llangosur sot.

    • Pjetri

      Jeshem mbledhur tek sheshi i Flamurit dhe u kenaqem se qeshuri me shakate e CECOS. Thoshte CECO me bicakun ne dore ” te na marrin te keqen cupat e Vkores , sa ne te kemi bicakun dhe kycin e dores”
      Pershendetje CECO dhe kujdes bicakun dhe KICIN , KICIN E DORES o Ceco

  • trimat e jugut

    Ne vitin 97 shume angjesi lajmesh boterore e cilesonin Saliun si njeri i pa qendrueshem psiqik te cilit duhet ti rishe larg dhe pas 97 mendohej qe partia e tije do ta eleminonte me te drejte nga skena politike si diçka normale ne europe. Por ndodhi e kunderta ku u pa qarte se ne PD mungonin burra qe ta kundershtonin kete moster i ardhur nga veriu,por edhe sot ata qe jane larguar janete vaket dhe te mefshte .A biberaj po te kishte edhe me shume kurajo do ishte i kompletuar se ai edi mire qe deri do “plumb” ne kuptimin e mire te fjales pra tja thoshte qe ne fillim kritikat dhe jo sot .Megjithate e pergezoi dhe e uroi qe te kompletohet pa e çare k…n fare nga Sali nishani ndryshe kot qe flasin.

    • Martini

      Tipik pleher e bastard ky “TRIM I JUGUT” Urrejtja krahinore ja paska verbuar syte dhe mendjen . .Me siguri eshte ndonje fshatar terbaciot, , kuciot apo …qiotet e tjere te Vlores qe ishin te armtosur ne 1997 dhe dilnin para ekraneve duke share Berishen nga gruaja e motra. Tshti te qelb me fjalet e mesiperme dhe vrei qe ka per revansh

  • Niko Maloku

    Ahmet Zogu nuk kerkoi t’i zinte vendin Zotit? Zoti Biberaj! Mos u beni qesharak. Lexoni Statutin ( Kushtetuten) e monarkise. Lexoni edhe historianet e vertete ( sipas teje- te vertete jane vetem ata qe mendojne si ti dhe te tjeret jane historuce) dhe do te mesosh qe te mos thuash brockulla. Ahmet Zogu i vuri vetes emrin Lartmadheri ( kur, ne gjithe boten, mbreterit quheshin dhe quhen Madheri) qe do te thote Madheria atje Lart, pra Zoti Vete. Dhe, jo vetem kaq. Me Statut, mbreti ishte i papergjegjshem. Merreni me mend cfare absolutizmi ne sundim. Ka me dhjetera fakte te tjera “juridike” dhe praktike qe e vertetojne kete qe them. Mbreterimi i Zogut ka qene nje diktature e paster. Te tjerat jane perralla. Gjithkush eshte i lire te behet monarkist, por te mos na shese sapunin per djathe pasi, shyqyr Zotit, ne kete vend ka ende njerez qe nuk i kane marre diplomat universitare me parate e baballareve hajdute, sic i marrin sot.

    • Vaska

      Edhe emrin Niko edhe Malok e ky gomar do na parserise mesimet e historise Partise qe Mbreteria e Zogut ka qene Diktature e paster. Nga keto ” dhjetra fakte “juridike e praktike” qe thote Maloku dhe i ka lexuar nga veprat e Partise, te sygjeroj or ” shkencetar pordhe ” qe te lexosh shkrimet e Valentina Dukes mbi Monarkine qe eshte Dekane fakultetit Historise .
      Jam i sigurte qe keto lloj tipash me siguri pergjigjen se dekania do jete sherbetore e Berishes , servile e tjera gjera bajate qe te neverisin

      • Niko Maloku

        Per Vasken dhe gjithe vaskat ku zhgerryhen horat e sotem:
        Gomari i Babatasit

        PROLOG

        Pra nji here e pike ma s’parit
        Po i diftoj rodit t’Shqiptarit
        Se un ktu s’kndoj burrnin e t’parit
        As trimit e ndo’i luftarit
        Vec nji gac, nje zog gomarit,
        Qi, qyqari, per send tjeter
        -N’dashte i ri t’jet, ndashte i vjeter-
        S’duhet gja, vec me barte
        E me ngrane, t’thuesh, si Shqiptaret….
        M’thote, por, mendja se ndokujte
        Ka m’iu duke se un mifi n’uje
        Me kete kange, e se ma gjase
        Sod per mue do t’kishte pase
        Ndo’i send tjeter po t’kish’zgjedhe
        Torte me vjersha ktu me dredhe
        Po, por shka, se ata e dijne vete
        Qi ka cofe mikrobi i shkrete
        I burrnis e i trimnis,
        E qi sod ne Shqiptari
        Besa ka nje t’madhe zi
        Jo aq per buke e miredi
        Sa per burra-burra t’dheut
        Qi per komb e ndere t’atdheut
        Me jetue t’dijne e me deke
        Jo, po asht kot,besa, me u rreke
        Se po gjen fatos nder ne,
        Se po gjen fatos nder ne,
        Se po gjen burra n’kete dhe-
        Burra fjalet e atdhetare:
        Kta vec, Zot! kjoshim per fare;
        Se, per tjeter, mbyti n’uje;
        Gja-ha’i keq – s’i duhen kuje.
        E vertet qi njadisa
        Nder ne flasin fjale te mdha,
        E na mbahen se ata kjene
        Qi shptue na kane Atdhene:
        Sado qi, kur ishte puna
        Mu u shpetue Shqipni kercuna
        E per te n’lufte me qindrue,
        Ata rrijshin tue guksue
        Nper Stamboll e np’r Anadoll,
        A se vjellshin kund n’do’i stjoll
        T’ndo’i hoteli nper Evrope
        Alkool’n, me t’cilin ngope
        E ki’n barkun si bagtija,
        Der sa n’gjak lahej Shqipnija…
        Por, kujtoj,s’ka kund nevoje
        Qi un t’i za kta ndopak n’goje,
        Pse per ta “Dielli” i Bostonit
        Nje epoke ka shkrue tash s’vonit,
        Nje epoke me kaq do krype.
        Qi ma mire s’ke pse me e lype
        Prandaj mue nuk m’jete tjeter,
        Vec me kndue ndo’i fatos t’vjeter:
        Ndo’i Berdyl a ndo’i Kastriot,
        Po, por shka, se sot me sot
        Edhe ktyne u ka dale fryma,
        E si t’ishin do gjygjyma
        Te pa fund, jane lane m’njan’ane
        E askush n’goje ma s’done me i zane,
        Kuje per ta nder mend s’i bjen.
        Der tash vone, qe, fjala vjen.
        Posta e jone pat perdorue
        Nji lloj pullash, m’t'cilat shkrue
        Ishte ftyra e Skanderbegut,
        Nami e ndera e pare e Atdheut.
        Tash, kto pulla mbi sergji
        Na i kane hjedhe nje pale zotni,
        Qi ktu marre kane Posten ne dore,
        Kin’per organizatore,
        Et’kane qite do tjera pulla,
        Me kambe urash e me kulla,
        E me plepa e rrema shkjope,
        T’gjana e t’gjata si gjuhe lope.
        Ani pra Shqiptaret e sotit
        S’cajne fort kryet per pune t’Kastriotit,
        As per njat trimin e t’parit,
        Ke jane dhane mbas rrogash arit,
        Prandej thashe un se per s’marit
        Do t’tringlloje per veshe t’Shqiptarit
        Nje poem mbi i zog gomarit.
        Edhe kshtu, si fola s’parit,
        Vete me vedi kam mendue
        -Mbasi ngaeshem pace qillue-
        Mbi i gomar nje kange me shkrue,
        Here tue qeshe, here tue vajtue,
        “Simbas”rregllave t’Poezise,
        E nevojave t’Shqiptarise
        Eja, Zane, pra, prej Parnasit,
        E kaluer ti m’shpine t’Pegasit,
        Mendes s’eme shkundja ti blozen,
        E m’difto metamorfozen
        Enjatij gomarit t’ri
        Qi nja i vlershmi zuteni
        Babatasi bleu sivjet
        Ne Tirane, n’ate kryeqytet
        Ku ministra e deputeten
        -Ktyne Zoti jau rritet jeten-
        Qesin xhixha atdhedashtnije
        Per lulzimin te ksaj Shqipnije
        E per…kambe t’ndo’i sandalije,
        Sado qi, ma e shumta sish,
        -Si me thane mÄka mue nji dervish-
        Der dje kjene..nuk dij se shka…
        Kush n’”kapice” kush ne “qylah”,
        Por qi sod, nper rroga arit,
        Na jane ba t’gjithe frote Shqiptarit,
        Edhe pshtetun mbi kolltuke,
        Kalamuq e si terrcuke,
        Fo mire barkun me “mastike”,
        Pa llogjike-pa gramatike,
        Na pshtyjne dije e politike,
        E me “gisht” ngordhun perpjete
        I pijne gjakun Kombit t’shkrete
        Jo me hingze, por me sahana,
        Vec me shka, mori lum Zana,
        Kah te dirgjesh m’shpine t’Pegasit,
        Ziere’i vishkull n’pylle t’Parnasit-
        Vishkull t’holle e t’gjate zaranet;
        Pse ksaj here,besa,po m’kandet
        Me ja hjekun qafes dikuj,
        Per m’e ba qi za’n T’a shuej,
        Se t’jet’gjalle. Due t’a marri vesht,
        Se me buej s’kapet nji plesht.

        • Vaska

          Kaq te paska djegur e nervozuar pergjigja ime o Maloku Niko sa ke harxhuar 3 ore ta kopjosh dhe ta shkruash ne kompiuter
          Qetsohe tashti se do beje Biberaj nje shkrim tjeter kunda Zogut e Saliut dhe flasim prape pastaj

  • ervin

    shume shkrim i dobet e i sforcuar

  • Marku

    Sikur me stonon pak dhe nuk bindem se nga disa tropojane si puna e ketij djalit apo Besnik Mustafajit, Afrim Krasniqit, Lisen Bashkurti te demtohet Sali Berisha

  • ardi

    kur ti japesh atij qe nuk kishte per te ngrene dhe ti a fryjsh barkun, atehere duhesh te ruhesh shume, kshtu e pat edhe i madhi sali berisha i u dha pozita u dha lek u dha pushtet u dha buk u dha dije u hapi dyert e botes , tani u intelegjuan aq shume kta far bibera, topa, mustafa, bashkurta, ngjala dhe dijne e kritikojn sikur te ishin te partis se milosheviqit sikur kurr kontakt me berishen nuk kan pasur, keta njerez jan sikur k… sa ma shum e lemon aq me shume ngrifet

  • alban

    Do Zoti… Biberaj dhe na sillni ju me Topin demokracine sepse nuk po na ze gjumi ,po kam frike se ti dhe soji yt nuk njihni as Zogun dhe as Berishen. Qe je tropojan ti dhe ata te tjeret dhe urreni Berishen nuk bej cudi sepse edhe profetet ne fillim urreheshin nga qyteti i tyre. (Per mua nuk ka rendesi nese je nga Tropoja, Vlora ,Korca etj. sic shkruan ndonje komentues , mua me mjafton qe jam shqiptar, pra krahinarizmat jane vetem percarje).

  • Adil Kosovari

    Aleksander cka me ju be ty e Topit qe ende hundet i keni boje kafe duke i mbajte ne prapanicen e sulltan Saliut. Te ruajte zoti ty e Bamirin se do te na shpetoni Shqiperine.

  • heégo

    C’do njeri si udheheqe Shtetin, dhe qe pastron njerezi qe duhen te flasin lirishte dhe te bajne propozime te lira pa depresione ose shtyse nga njerezit me te larte ne pushtet ajo ka vec nje emer” DICTATURE” dhe kete menoj se e ka kyqur Shoqerin Shqiptare. Nje njeri qe bane si I urte si kure ky ka kryer te gjitha shkollat e botes te te gjitha LLojet e prefesioneve nje kohe qe nje vec prefesionin e Doktorit, pra ky lloje njeriut mendoj une qe eshte shume njeri I ulet meqenese qeveria perbehet ga shume ministry pra cde dekaster ka rrolin e vet dhe e perfaqeson pra nuk eshte e arsyeshme qe Z.Saliu te flase per te gjittha pushtetet sei PSH,per drejtesine ,gjygjsorin, gjykata,t ekonomine, parlamentin ateher pse nuk ju je con ne shtepi te gjithe djejtuesi e ketyre ministriave e ket rrole e bane Saliu per gjithe mjafton , .A po keta drejtues I bie te marrin I sy gjume si puna e atij GJYKATESIT, se AVUKATJA e asj vajzes po fliste PO VADHE ME KA PO FLISTE AVUKATJA ME VETEN E SAJ APO ME KA , KYT BELA NUK E DITE EDHE AJO VETE>SE DREJTUESI I GJYGJIT PO FLENTE GJUME SI NE OREN 12 TE MISNATES ATEHER, AJDE PTRIT HAJRE PREJ TYRE dhe shokeve si puna e tij.