Francë, seks me nxënësin, mësuesja dënohet me 6 muaj burg

Një mësuese franceze është dënuar me 6 muaj burg dhe një gjobë prej 6.000 euro për akuzën e “dhunës seksuale ndaj të miturve”, pasi është vërtetuar se nga viti 2007 deri në 2009 ajo ka pasur marrëdhënie seksuale me një nxënësin e saj, vetëm 12 vjeç. Ky i fundit frekuentonte shkollën private Nazareth de Chavagne-en-Paillers, në rajonin e Loira, në perëndim të vendit.Mësuesja 39-vjeçare, e martuar dhe me pesë fëmijë, nuk mund të ushtrojë më një profesion, për shkak të të cilit duhet të ketë kontakte me fëmijët.

“Mendoja vërtet se më dashuronte”, është justifikuar mësuesja përpara gjykatës së La Roche-sur-Yon. Për të bëhej fjalë për “një dashuri të verbër” dhe “një mëkat që e torturonte”. Pikërisht ndenja e fajit, e ka detyruar që ajo të rrëfehej tek një prift dhe më pas, në vitin 2011, të kontaktonte familjen e djalit.

Avokati i saj ka shpjeguar përpara gjykatës së mësuesja iu dorëzua drejtësisë sepse “donte të merrte përsipër përgjegjësitë e saj penale dhe morale”. Historia ka për precedentë të ashtuquajturin ‘rasti Gabrielle Russier’ që tronditi opinionin mbarë botëror në vitet ’70: një mësuese letërsie në Marsejë, Gabrielle Russier, nënë e dy fëmijëve, vrau veten pasi u shpall fajtore nga gjykata për historinë që kishte pasur me një nxënësin e saj 16-vjeçar. Më pas në vitin 1997, një profesoreshë amerikane, u dënua me 7.5 vjet burg se kishte pasur marrëdhënie seksuale me një nxënësin e saj 12-vjeçar. Pavarësisht masave të marra, ata qëndruan bashkë dhe u martuan në vitin 2005, kur nxënësi arriti moshën madhore.

5 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

Autor te 5 Shtator 2012. Botë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry