“Minarja” e Kavajës përjashtohet nga Bienalja e Venecias

Projekti i artistit Ardian Isufi montohet në pavijonin shqiptar dhe një ditë më pas hiqet nga ekspozita. “Objekt i paidentifikueshëm” flet për trancizionin shqiptar, përmes transformimit të oxhakut të një fabrike qelqi në një minare, ku hoxha këndon pesë herë në ditë namazin

Kuratori: Nuk përkonte me temën, ishte e dobët artistikisht 

Oliverta Lila

Artisti Ardian Isufi është përjashtuar nga pavijoni shqiptar i arkitekturës në Bienalen e Venecias. Projekti i tij “Objekt i paidentifikueshëm”, i prezantuar më parë në Shqipëri, është montuar, është përfshirë në katalogun e aktivitetit, por para hapjes zyrtare është përjashtuar. I titulluar “Objekt i paidentifikueshëm”, Ardian Isufi është ngacmuar nga ideja e transformimit të një oxhaku fabrike qelqi në qytetin e Kavajës në një minare, në të cilën hoxha ngjitet të këndojë namazin. Para se të konkurronte për në Bienalen e Venecias, Isufi, pedagog në Universitetin e Arteve, kishte ndërtuar një paraqitje tredimensionale për ta vendosur këtë objekt thuajse në përmasa reale në Venecia, një vend ku dominon kristianizmi. Ideja e tij kishte të bënte me përballjen e dy kulturave dhe nxitjen e një debati që të mund t’i jepet përgjigje çështjes globale të pranimit të tjetrit me identitetin që ka. Isufi mendon se ajo që ngjau me projektin e tij kishte një sfond të qartë religjioni, por kuratori Ilir Voci, i cili është edhe pjesëmarrës me një projekt në pavijonin shqiptar, e mohon këtë fakt. “Në Bienalen e Venecias, përveç pjesës arkitektonike, unë vendosa të ftoja edhe artistët Maks Velo, Artan Shabani, Dritan Zajmi dhe Adrian Isufi. Tre të parët u ekspozuan, ndërsa Isufi jo, pasi në momentin e fundit mendova se vepra e tij artistike ishte jashtë konceptit kuratorial të ekspozitës. Fillimisht menduam se projekti i Isufit mund të qëndronte në panelin që e kemi titulluar “Trashëgimia industriale” e ku kemi dashur të kapim tematikën e rivitalizmit, ashtu siç ka ndodhur me fabrikën e qelqit në Kavajë, e cila është kthyer në minare. Por pas një konsulte të gjerë me grupin e arkitektëve menduam se maketi i prezantuar nuk ishte i duhuri në krahasim me nivelin e përgjithshëm. Kishim një bjerrje të nivelit artistik të ekspozitës dhe në këtë kontekst menduam të mos e prezantonim”, ka deklaruar dje kuratori i pavijonit shqiptar, arkitekti Ilir Voci pas konferencës për shtyp, ku foli për prezantimin e Shqipërisë në këtë edicion të 13 të bienales. Shpjegimin e tij për një dalje jashtë konceptit kuratorial, Ardian Isufi e quan të pavend, pasi, sipas tij, kjo çështje është diskutuar shumë më herët me kuratorin, i cili e kishte pranuar projektin si interesant dhe origjinal. Isufi këmbëngul tek idetë fundamentaliste që çuan në këtë ngjarje, ndërsa kuratori Voci thotë se nuk kishte të bënte aspak me çështje religjioni. “Fakti që ne e vendosëm fillimisht në panelin tonë tregon se nuk është çështje religjioni. Ardian Isufi u konsiderua nga ana jonë jashtë konceptit kuratorial, ndaj dhe vepra e tij u hoq”, thotë Voci. Pavijoni shqiptar do të vazhdojë të qëndrojë i hapur në Pallatin Zorzi, aty ku është vendosur edhe selia e UNESCO-s për Europën deri më 25 nëntor. Kuratori Ilir Voci, i cili nuk ka bërë më parë një paraqitje të konceptit të tij për prezantimin në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, ku Shqipëria merr pjesë për të dytën herë, u shpreh se vendit tonë ambientet iu dhanë falas nga UNESCO. Shqipëria ka paguar vetëm 7500 euro për shpenzime të infrastrukturës. Në ndryshim nga një vit më parë, gjysma e pjesëmarrësve ishin fituesit e një konkursi që Ministria e Kulturës shpalli për projektet arkitekturore që synonin trashëgiminë. Restaurimi dhe rikonstruksioni i Vila Themistokli, Korçë, nga ark. Edvana Vangjeli dhe Ilir Voci, Rivitalizimi i Akropolit në Kalanë e Beratit, nga ark. Rezarta Pilafi, Eneida Seraj dhe Gjergj Bakallbashi, Reliket e komunizmit, rivitalizimi i bunkerëve nga Elian Stefa, Gyler Mydyti dhe Niku Alex Mucaj; rivitalizimi i oborit të brendshëm në Muzeun Historik Kombëtar nga studentët e arkitekturës në Universitetin Teknik të Gracit, Marvi Basha e Brion Basha, ishin katër projektet e përzgjedhur fitues. Përveç tyre, në pavijonin e titulluar “In Heritage”(Në(me)trashëgiminë),  që bazohet kryesisht në stenda ekspozuese, kuratori ka bërë pjesë edhe projekte të tjera që kanë të bëjnë me trashëgiminë si rivitalizimi i kështjellës së Bashtovës, restaurimi i qendrës historike të Shkodrës, rikonstruksioni i tre shtëpive tradicionale në Gjirokastër, projekti i tuneleve të marinës në Porto Palermo dhe projekti për bulevardin e Tiranës nga “Grimshaw Architects”. Maks Velo, Artan Shabani dhe Dritan Zajmi janë tre artistë që plotësojnë panoramën e prezantimit të Shqipërisë në këtë aktivitet, të cilin stafi i pavijonit shqiptar e konsideroi si një sukses të plotë.

Ardian Isufi: E bënë për bindje fetare

“Kuratori donte kullë kishe, jo minare”

Ardian Isufi mendon se heqja e projektit të tij “Objekt i paidentifikueshëm” nga pavijoni shqiptar ka sfond religjioz. Sipas tij, Ilir Voci ka vepruar mbi bindje fundamentaliste dhe xhelozi artistike, duke u përfaqësuar në Venecia jo vetëm si kurator, por edhe me një projekt arkitekturor.

Ju figuroni si artist në katalogun e pavijonit shqiptar në Bienalen e Venecias, por puna juaj nuk është ekspozuar. Pse ka ndodhur kjo?

Ishte një ngjarje në përmasat e skandalit. Projekti im “Objekt i paidentifikueshëm”, një reflektim për tranzicionin tonë social, shoqëror dhe të besimit fetar, fillimisht u mbështet nga Ministria e Kulturës si një nga projektet konkurruese për t’u paraqitur në Bienalen e Venecias. Komisioni selektues e vlerësoi në unanimitet. Pas kësaj faze, ndodhi që në mungesë të fondeve, Ministria e Kulturës e pa të arsyeshme të mos e realizonte pavijonin shqiptar në Bienalen e Arkitekturës. Në këtë moment u zgjodh në mënyrë të rrufeshme një kurator, Ilir Voci, i cili është arkitekt fitues i një prej katër projekteve të MTKRS-së që u paraqitën në këtë aktivitet. Ishte vetë Ilir Voci që më tha se projekti ishte shumë ambicioz dhe më pas u ndoqën hapat për realizimin e projektit. Unë kisha kohë që përgatisja një maket arkitektonik, sepse e rëndësishme për mua ishte që të shfaqej në Venecia mënyra se si në një të ardhme ky objekt të mund të instalohej në Venecia, e pikërisht në një rrugë të veçantë ndërmjet dy hapësirave të mëdha të Bienales, Giardini dhe Arsenale. Gjithçka shkoi mirë gjatë punës që bëra në Tiranë, dërgimit në Venecia dhe ditën e parë që nuk ishte hapja zyrtare, por takim me shumë njerëz të interesuar në artin bashkëkohor. Një nga këta ishte dhe kuratori me famë botërore Robert Storr, i cili para katër vitesh ka kuruar Bienalen e Artit Bashkëkohor. Vetë Ilir Voci më tregoi se ai kishte qenë shumë i kënaqur me punën time. Gjatë gjithë kohës që kjo punë filloi të promovohej te njerëzit që vinin në pavijon, kishte një irritim jo vetëm prej kuratorit, por edhe prej stafit të tij ku shihja një lloj sfondi të religjionit. Gjatë asaj dite, kuratori hodhi pretendimin absurd sikur në vend të kësaj minareje, mbi këtë oxhak fabrike të ishte një kullë e një kishe ortodokse. Kjo ishte fillesa e një keqkuptimi dhe papërgjegjshmërie të madhe. Ditën e parë të hapjes së pavijonit shqiptar, u përballa me një mënyrë komunikimi absolutisht jo profesionale, jo artistike, por që ishte e gjitha një lloj komunikimi fundamentalist ku kuratori dhe stafi i tij nuk donin që ky projekt të shfaqej në publikun ndërkombëtar, vetëm sepse mbi këtë oxhak është një kullë minareje. Kjo është absurde, pasi në të gjitha takimet që kam pasur me kuratorë të huaj e kritikë të artit, e kanë parë si ide shumë interesante për debat dhe diskutim, për të gjitha pikëpyetjet e mëdha globaliste të pranimit të tjetrit me identitetin që ka. Ditën e dytë vepra ime u hoq nga pavijoni.

A kërkuat një shpjegim nga kuratori. Cilat qenë arsyet që ju dha?

Më tha se vepra nuk i qëndronte temës së pavijonit, por ky ishte një diskutim i tejkaluar për mua, sepse ne e kishim diskutuar kohë më parë që puna përshtatej mirë me pjesën e “Trashëgimisë industriale” dhe kuratori ishte shumë entuziast për idenë.

I druhej kuratori frikës së impaktit që mund të kishte vepra në një vend katolik?

Kjo ishte e tejkaluar dhe impulsin e parë e morëm nga Robert Storr. Unë e shoh më shumë si një problem tonin. Nuk jemi shkëputur nga një mentalitet postkomunist, një realitet ku religjionin e kemi si një lloj shtresëzimi të fortë në lëkurë. Mendoj se thelbi i mosshfaqjes së veprës sime në mënyrë kategorike dhe të papërgjegjshme ishte filtri i religjionit. Më vjen keq që shteti shqiptar, për herë të parë e prezantonte në një vend jashtëzakonisht të mirë pavijonin shqiptar, siç ishte Palazzo Zorzi, ku janë të vendosura zyrat e UNESCO-s dhe ne aty bëjmë jo një pavijon, por një panair ku stendat tona duken si stenda të vendosura në shkolla për të reklamuar thjesht dy-tre vlera tonat. Përveç një keqkuptimi të madh konceptual, pashë një rezistencë të fortë të njerëzve që besojnë në një fe dhe kjo për mua është absurde në këtë kategori ngjarjesh.

Ku ndodhet aktualisht puna juaj?

Mund të jetë në një nga hapësirat ose magazinat e Palazzo Zorzi. Kjo është banale sepse në broshurë unë figuroj si artist dhe shënohet qartazi edhe vendi ku duhej të ishte ekspozuar puna ime, por njerëzit që janë të interesuar ta shohin, nuk e gjejnë.

Çdo të ndodhë në të ardhmen me veprën tuaj. A e keni njoftuar ministrinë për këtë ngjarje?

Zëvendësministri i Kulturës, Abaz Hado, ishte vetë i pranishëm në Venecia dhe e pa impaktin që pati projekti. Në të ardhmen ne mendojmë ta ekspozojmë këtë punë me nderin dhe vlerën që ka, sepse në këtë rast nuk jam dëmtuar unë si artist, por një qasje artistike e arkitektonike, me të cilën mund të kishim hapur një debat shumë të mirë në këtë aktivitet.

 

Autor te 7 Shtator 2012. Kulturë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • myvela dervishaj

    Nuk eshte veshtire per te kuptuar per artistin Adrian Isufi qe menyrat jane nga me te ndyshmet per te bllokuar ,per te ofenduar personin ne lirine e pasionit .Adriani e humbi kete ekspozite nga motivi qe ai ai kishte zgjedhur dhe atij religjoni qe i perkiste fese islame dhe jo pse ishte nji maket i dobet,absurde.te ishte vene simboli i nje kishe do kishte dhe pergezime ,po simboli i xhamise i tremb ortodokset .
    Ndersa vet Ardiani te ishte perball me maketin e ketij personi me maketin e simboit ortodoks,me siguri do heshte,myslimani eshte shume me i matur,shume me tolerant.
    Nuk e kuptojne se jeta e njeriut eshte e lire,se per c’far mendon,,punon,mjafton te jete e arire artistikisht ,shpirterisht.
    Mjaft me keto budallalleqe ,me keto justifikime ,keto jane dashakeqe !

    • x

      Te krishteret kane 600 vjet qe ju tolerojne juve qe u pasuruat ne kurriz te tyre dhe qe i kthyet kishat n’xhami. Sa shpejt qe harroni historine ju myslymanet? Paraqiteni gjithmone si viktima…

      • Does not matter

        Me fal, po ajo komentuesja ka bere nje koment per sa i perket standardeve te dyfishta kur vjen puna tek qendrimet ndaj fese, kurse ju jeni pergjigjur me nje koment shume fyes, te pavend e te pavertete. Une jam ateist, dhe mendoj se shoqeria shqiptare, si cdo shoqeri tjeter, ka nevoje per te qene laike; por me duket absurde kur ka shqiptare qe e pershkruajne fene e krishtere si dicka emancipuese. Krishterimi (e sidomos ortodoksia) kane qene po aq prapanike e lindore sa cdo gje tjeter ne histori! Kush nuk bindet le te hape librat e historise, te lexoje per Bizantin, dhe te lexoje gjithashtu per dhunen e tmerrshme te reformimit/kunderreformimit, dhe dhunen e ushtruar kundra hebrenjve prej mbreterve katolike te Spanjes (keta hebrenje pastaj u strehuan prej Perandorise Osmane…).

        • x

          E paske lexuar historine mbrapsht se une me ate merrem. Ne ndryshim nga katoliket, ne Bizant intelektualet ishin te pavarur nga kisha. Kurse ne Rome cdo gje ishte ne duart e prifterinjve. Ishin ta qe kishin pushtetin kulturor, arsimor dhe administrativ. Ti nuk je fare njohes i Bazantit se po te ishe do ta dije shume qe ai nuk ishte despoti orientale, ok? E gjen te shkruar ne cdo liber historie rreth Bizantit. Kush Kishe Ortodokse ka bere krime, me fal njehere? Ne vitin 1827 ne Kostandinopoje u mblodhen te tere perfaqesuesit e Ortodoksise dhe vendosen te largoheshin nga nacionalizmi fetar qe po perdoreshe ne Ballkan per ndarje trojesh. Aty u denua. Qe shqiptaret u bene bejlera me marrjen e fese myslymane kjo e eshte vertetuar ne histori. Eshte tjeter gje se shqiptarve si puna jote u djeg. Sa per prapanikllekun, dije mire se vajzat e krishtera ne Elbasan vazhdonin shkollen, kurse moshataret e tyre myslymane mbanin ende ferexhe. Ishte Enveri qe ua hoqi, perndryshe do vazhdonin ti mbanin edhe sot, ok?

  • myvela dervishaj

    Urime pedagogut,krijuesit ,artsitit ne jeten e tij te lire .

  • myvela dervishaj

    urime pedagogut Ardian Isufi ne krijimtarine e tij te lire artistike.

  • vlora

    Po ne jemi akoma te uryer nga myslymanismi dhe ju done qe europa te na ureje me keq. futeni ne byth oxhakun se ky eshte arti me byth.

    • Guest

      O Vlora te hyfte ty aty ku te djeg me shume.

  • Realiteti

    Ne te gjithe vendet europiane ka nje tendence te dukeshme per te ju larguar besimit fetar(nuk luan role se eshte krishterimi, islamizmi, judizmi apo hinduizmi). Qeverite e ndryshme duke qene se kane ne perberje te tyre mafiozet e fese mundohen qe ti bejne nje fare ekuilibrimi ketij realiteti te dukshem dhe shprehen per “liri te besimit fetar”: Keto qeveri te europes jane tashme me dhjetera vjete te konsoliduara si shtete dhe e kane kaluar fazen e destabilizimit nga ana e forcave regresive fetare. Shteti shqipetar eshte nje shtet i dobet politikisht dhe ekonomikisht gje e cila i jepe mundesi besimeve te ndryshme te infiltrojne ne kete strukture te dobet shteterore dhe me flamure te ndryshem ne duar te flasin per “demokraci”, “liri te fjales dhe te besimit” qe nenkupton , genje dhe mashtro se keshtu na shkone neve per mbare(mbushje e xhepave individuale te klases se re shteterore).
    Ne kete sfond dalin ne vendin tone dhe ne fushen e kultures pjestare te “artit” te cilet shohin pa asnje “preference” kete “zhvillim demokratik dhe te lire ” te ngjarjeve fetare ne vendin tone, ku seicili shqipetar ne shqiperi e dine fare mire se besimi fetar eshte individual, ndersa institucionet fetare jane historikisht forca regresive te cilave u ka kaluar koha per te pretenduar se jane ata e ardhmeja e nje vendi:
    Nje nga keta “artiste” (personalisht nuk e njohe zotin A. Isufi) qe infiltron ne drejtim te forcave regresive me vetedije ose jo, perpiqen ne menyrat nga me te ndryshme per te ju bere ure mafiozeve te fese: Ai qe beson ne nje besim fetare do te vazhdoje ta beje sepse eshte e drejta individuale e xhdo personi po ashtu dhe te atyre qe nuk besojne.
    Shqipetaret nuk kane probleme me besimin fetar, problemi qendrone teke mafiozet e besimit fetar te cilet perpiqen te shesin zhvillimin e vendit tone ne kornizen fetare:
    Qendrojuni larg ketyre “kopukeve te fese” . Shqiperise i nevoijiten te tjera zhvillime ne fusha te ndryshme te jetes.

  • shaqir

    Perveristeti anadollako-shqiptar cfaqet kudo si nje metastaze,qe vjen dhe perhapet nga pushtimi mesjetar aziatik.Cfare kerkonte ky truthare,qenke dhe pedagog tek artet,qe Europa te duartrokiste si ai hymnizon nje kompononet kryesor, qe na la ky pushtim denatyrues,ku per 500 vjet ai nuk ka lene dhe asnje ndertim pervec xhamive, ye ketij turkoshaku tani te amballazhuar me kostum dhe kollare allafrenga.Pty,sikter!

  • Skender

    Janë t
    ë befasishme reagimet, qoftë edhe ndaj artit. Prezantimi i një tërësie kulturore-fetare në një moment t
    ë caktuar për një qëllim të ckatuar nuk nënkutpon asgjë veç prezantimit të jetës së një pjese të caktuar të popullit.

    Është absurde dhe qesharake të pretendohet se Islami i ka lënë shqiptarët prapa. U ka lënë xhahi jauj Evneri prapa me ideoligjinë e tij të mjerë. Sidoqoftë, realitetin e zhvillimeve në të gjitha sferat e jetës jo që ju smund të e injoroni, por as Evropa e zhvilluar këtë smund të e bëj. Komplotimi i akuzave mund të realizohet ndaj një personi apo një grupi të caktuar, por jo ndaj një etniteti t
    ë tërë i cili ka bindje të njëjta fetare. Madje edhe më e çoroditur
    është gjendja kur biri juaj pranon Ismamin.

    Le të përmbyll, kjo është shkelje e të drejtës së autorit për të shprehur, dhe i tërë diskutimi tjetër është brohoritje e poshtër.

    P.S. E nderuara autore, namazi nuk këndohet, por ezani.

  • Eri

    O njerez pse hidhni poshte vepren e ketij artisti me bykun tuaj monist që iu ka qelbur trurin? Ky njeri do bente buje ne Venecia me nje oxhak-minare. Ju i doni shqiptaret te degjohen vetem per mafiozlleqe ne Itali?