Zbardhet vrasja e Orikumit, autori dyshoi se viktima i ngacmoi gruan

Arrestohet Bekim Hibraj: Nuk e kam vrarë unë peshkatarin

Mikel Marsi

Sokol VeiziZbardhen motivet e vrasjes së peshkatarit Sokol Veizi në Orikum të Vlorës dhe arrestohet autori i dyshuar i krimit të rëndë. Ngjarja mendohet se ka ndodhur, pasi autori dyshonte që viktima ngacmonte apo kishte lidhje intime me bashkëshorten e tij, megjithëse nuk përjashtohen edhe përplasje për pista të tjera mes tyre. Policia e Vlorës ka deklaruar dje zyrtarisht se ka identifikuar dhe ka kapur autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur më 25 gusht në qytetin e Orikumit. Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se në orët e para të mëngjesit u arrestua 38-vjeçari Bekim Hibraj, i dyshuar si autor i vrasjes së 41-vjeçarit Sokol Veizit. Mësohet se akuza e policisë ndaj Hibrajt bazohet në një provë shkencore të siguruar në vendin e ngjarjes, por që nuk bëhet e ditur për shkaqe hetimi. Gjithashtu, mendohet se vrasja e mësipërme erdhi si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Grupi hetimor ka shpjeguar se, kur janë takuar dy personat, kanë debatuar për disa minuta për shkak të dyshimeve që kishte autori për viktimën. Grupi hetimor mendon se autori dyshonte që bashkëshortja e tij ngacmohej ose kishte lidhje intime me viktimën. Në këto kushte, ai ka menduar të kryejë vrasjen. Megjithatë, sipas pretendimeve të dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, autori mendohet se nuk e njihte personalisht viktimën, kështu që, pasi e ka plagosur në këmbë, ka parë dokumentin e identifikimit të tij dhe më pas e ka qëlluar me një tjetër plumb në kokë. Policia tha se pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, ka gjetur disa prova të rëndësishme, të cilat kanë vërtetuar dyshimet mbi të arrestuarin, i cili gjatë dëshmisë së tij, ka deklaruar se nuk e njihte personalisht Sokol Veizin dhe që nuk ishte takuar asnjëherë me të. Madje, ai nuk e ka pranuar vrasjen në asnjë moment, e për më tepër motivin e krimit. 41-vjeçari Sokol Veizi u vra me armë zjarri në orët e mbrëmjes së datës 25 gusht në qytetin e Orikumit, 20 km në jug të Vlorës, ku ai banonte. Ai rezultonte me precedentë penalë për trafiqe të paligjshme, ndërkohë që dëshmitarët kanë qenë personat kyç për rindërtimin e skenës së krimit nga ana e policisë. Sipas tyre, viktima po rrinte në ambientet e jashtme të lokalit ku ndodhi ngjarja, duke konsumuar një pije, kur pranë tavolinës së tij është afruar një person me kokore në kokë. “Na la përshtypje dhe ndaluam hapat për të parë se çfarë po ndodhte mes tyre, dëgjuam që personi me kokore në kokë i tha se po e gënjente për emrin e tij. Me sa kuptohej, e kishte pyetur për emrin, por viktima i kishte deklaruar emër tjetër. “Në debate e sipër, autori nxjerr pistoletën dhe e qëllon me një plumb në njërën këmbë dhe më pas largohet duke i thënë të mos tregonte çfarë i kishte ndodhur, duke i kërkuar ndjesë për çka ndodhi. Pas largimit për disa metra, i futur në errësirë, autori rikthehet përsëri te viktima, të cilit i kërkoi dokumentet e identitetit. Duke e tërhequr për krahu drejt makinës së tij, mbasi shikon disa dokumente, viktima tentoi ta fuste trupin në makinë. Në ato momente autori e kapi prej krahu dhe e qëlloi me një plumb në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme”, kanë rrëfyer dëshmitarët, të cilët nuk e kanë njohur autorin.

Autor te 7 Shtator 2012. Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • faiku

    furja pordhes polici gazetare etj etj ,bekimi ka nje orikum te tere qe deshmojne te kundertetn dhe djali i viktimes i therret bekimit dajo ,mjer ne me keta te pa afte qe kemi.posht prokurori dhe polica bashke me te

  • lila

    gazetar te deshtuar qe nuk dini cfare shkruani…mjere populli cfare brockulla degjon,..!
    Edhe ju gazeta shqip duhet te jeni me te kujdesshem ne botimin e lajmeve sidomos kur sigurohen nga pseudo gazetar qe sajojne te tilla kronika absurde,llafe grash,muhabete kafenesh nga pijanece ordiner te pashkolle dhe injorante.

  • erioni

    Hahahahaaaaaaaaaa sa kam qesh me kete artikull,aman ore kete gazetarin ku e keni gjetur,ca fantazie qe paska.O idiot po je duke perfolur dy persona me shume moral dhe respekt ne orikum. a medet gazetaria e sotme…

  • evi

    Gazetari mikel muti,,,djath shet ska faj….dhe pse kam aq deshir tja fus njeher koken ne ate hirren qe shet,po si duket si mjafton rroga(i pagoni me shum o njerez) dhe ka mar nje shum qesharake per te shkruajtur kete artikull…..ika mjaftuar nje tel e kriminelave te vertet te veshur me uniformen e shtetit ton te pjerdhur qe te vjen turp qe je shqipetar me keta plera.duan te rriten ne detyr duke kapur njerez te pafajshem,dhe ka shkruajtur kete felliqesire qe do ta haj vete ne fund…….POR ju gazeta ”prestigjoze”?????si mund te merni persiper dhe te shkruani gjera te tilla qe jan te pa qena dhe kaq te pa moralshme…..keni hedhur balt mbi dicka shum te paster……sua fal kush kete.Bekimi seshte vrases…dhe mund te ngaxmoj grat tuaja….dhe te atyre qe e sollen gjer ketu….te tijen ska shanc ta shof kush…..E verteta do dali shum shpejt,ka dal me koh por jan procedurat e atyre qe i kopsiten ma menduar dhe ja futen vetes.Gazetari juaj do zeri vendin ku po qendron ai per kete shpifje te ndyr,i pelqyen leket….ta shohim tani sa do i pelqejn gjerat ne vazhdim……dhe ju si gazet keni shkruajtur te zezen mbi te bardh dhe do mbani pergjegjesi per kete gje.Verifikoni,pastaj beheni krye artikull.Keni cenuar moralin e nje familje qe eshte shembull ne cdo aspekt…..besoj i dini pasojat….Me ju do meremi te fundit….por me nje ndryshim…..cdo gje tamam si pas ligjit te shtetit ton te pjerdhur.JO SI JU.(per hollsira pyesni gazetarin tuaj medioker sa mori dhe kush i tel)e keni per deryr;ku shkoi etika juaj.