Kristen Stewart: Unë dhe Robert jemi shumë mirë, do t’ia dalim mbanë

Ajo nuk ishte prononcuar për lidhjen e saj me ish-të dashurin Robert Pattinson qëkurse një gazetë nxori fotot që e komprometoni atë në një lidhje sekrete me regjisorin e filmit të saj të fundit, që është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Por Kristen Stewart foli në lidhje me këtë histori sot gjatë një konference për shtyp, 6 javë pas shpërthimit të skandalit të tradhtisë së saj.

“Do të jemi shumë mirë që të dy”, – u shpreh Stewart kur u pyet në lidhje me shfaqjen publike që dy ish-të dashurit duhet të bëjnë gjatë premierës së filmit ‘The Twilight Saga: Breaking Dawn 2’, në të cilin janë bashkëprotagonistë. “Do t’ia dalim mbanë”, – shtoi 22-vjeçarja.

Nuk dihet shumë në lidhje me raportet e tyre pas ndarjes, megjithëse të dy janë aktorët larguar nga shtëpia ku dikur jetonin bashkë dhe aktualisht jetojnë në shtëpi të ndara.

Stewart gjithashtu u shpreh se nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga premiera e filmit të saj për shkak të ndarjes nga Pattinson, edhe pse pranoi se ndihej disi nervoze prej idesë.

9 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

 

Autor te 9 Shtator 2012. ShowBiz. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry