Pandi Bello
“Tefta Tashko Koço”
Botoi: “Flesh”
çmimi: 800 lekë
Ky është një libër kushtuar sopranos së njohur shqiptare Tefta Tashko, e cila u nda para kohe nga jeta. Duke e takuar personalisht, por në moshë të vogël, kur ishte nxënës i shkollës që mbante emrin e saj, autori përgjatë viteve ka dëgjuar mjaft artistë të tregojnë për sopranon, por edhe ka lexuar mjaft libra për të. Pas gjithë këtyre mendimeve, Bello ka vendosur të shkruajë një libër për jetën dhe veprën e saj. “Fakti që emri i saj kumbon mes nesh, është dëshmi se ky emër jeton. Ndërsa ne duam ta pasurojmë këtë memorie ashtu siç e meriton, duke kryer një detyrim moral ndaj asaj që bëri këngëtarja në artin e këndimit. Kështu shpresojmë se edhe lexuesit, duke e njohur plotësisht, do ta kuptojnë më thellë dhe do të vazhdojnë ta duan sopranon e çdo kohe”, thotë autori.