Dy aktorët e mirënjohur, Blake Lively dhe Ryan Reynolds kanë lidhur martesë në një ceremoni intime dhe të mbajtur në fshehtësi të plotë deri në fund. Sipas ‘People’, ëndrra e dashurisë për Blake (ish-e dashura e Leonardo DiCaprio) dhe Ryan (ishi i Scarlett Johansson dhe Alanis Morissette), është kurorëzuar në Karolinën e Jugut.
Në një ceremoni intime në të cilën ishin ftuar vetëm disa dhjetëra miq të afërt, dy aktorët i kanë thënë ‘po’ njëri-tjetrit, duke u kujdesur më parë që të mbajnë larg median dhe paparacët.
Historia e dashurisë mes Blake dhe Ryan ka lindur gjatë xhirimit të filmit ‘Feneri i gjelbër’, ndërkohë që të dy sapo kishin dalë nga lidhjet e mëparshme; Blake nga fejesa me aktorin e ‘Titanikut’, Leonardo DiCaprio, ndërsa Reynolds nga martesa me aktoren Scarlett Johansson.
10 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)