Aktorja amerikane Cameron Diaz njihet për rolet e saj transgresiv dhe mjaft impenjativ, por këtë radhë i ka kaluar të gjitha parashikimet.


Ajo do “të matet” me një leopard, i cili do jetë partneri i saj në filmin e ardhshëm “The Counselor”, ku bukuroshja do të luajë përkrah Brad Pitt.


Diaz interpreton rolin e një gruaje të dashuruar pas këtyre kafshëve dhe në disa skena, leopardi do të qëndrojë në shtrat me të. Filmi pritet të shfaqet në vitin 2013.


10 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)