Harrison Ford është inatosur keq kur Liam Hemsëorth ka marrë me vete në sheshxhirime qenin e tij. Dy aktorët janë duke punuar për filmin “Paranoja” (ku shfaqet edhe Gary Oldman), i cili është xhiruar në disa zona të Amerikës.


E fejuara e Hemsworth, Miley Cyrus, e cila i është bashkangjitur trupës për të qëndruar pranë të fejuarit, ka vendosur të marrë me vete Zaggy, një bulldog që nuk ka “fituar” aspak simpatinë e Harrison Ford.


“Nuk dua qen në sheshxhirime. Ata mund të jenë shpërqendrues dhe nuk dua ti dëgjoj duke lehur, as erën e qelbur të jashtëqitjes së tyre” u ka thënë aktori çiftit të ri, sipas “National Enquirer”.


10 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)