Ministri japonez i shërbimeve financiare, Tadahiro Matsushita, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Tokio.


Policia e kryeqytetit japonez ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së eksponentit të lartë të qeverisë dhe sipas televizionit publik Nhk, po punon edhe në pistën e vetëvrasjes.


Matsushita, 73 vjeç, pritej që sot të mbante një fjalim në agjencinë që drejtonte ku do të parashtroheshin disa plane reformash në sektorin financiar.


10 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)