Sequi pas takimit me Ramën: Marrja e statusit? Pyesni klasën politike shqiptare

“Duhet të pyesni klasën politike shqiptare nëse Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat”.

Ka qenë kjo përgjigja e ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, pas takimit me kreun e socialistëve, Edi Rama. Takimi u zhvillua në selinë rozë dhe zgjati për rreth 30 minuta. Temë e bisedës kanë qenë zhvillimet politike në vend, në prag të daljes së progres raportit nga ana e Komisionit Europian. Çështja e heqjes së imunitetit, dhe reformat e tjera për plotësimin e 12 prioriteteve janë çështjet kyçe ku është fokusuar vëmendja e ndërkombëtarëve.

KE pritet që muajin e ardhshëm të japë vendimin për marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë. Javën e kaluar Shqipëria dorëzoi në Bruksel qëndrimin e saj të fundit mbi përmbushjen e masës kritike të 12 përparësive kyçe. Komisioni Europian, i cili ka nisur me kohë hartimin e raport-progresit, do të marrë në shqyrtim të dhënat e fundit të dorëzuara nga qeveria shqiptare për t’i përfshirë në dokumentin që publikohet më 12 tetor.

10 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 10 Shtator 2012. Kryesoret, Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Ervin Mati

    E perkthyer shqip do te thote; mbushni mendjen shokut Rama po qet te zotet !

    • tarasi

      Kurse e perkthyer ne latinisht do te thote ‘Sali shpellarit sja mbushim dot mendjen vetem po ja mbushem Rames’

      • Ervin Mati

        Eshte e qarte se ke nje lidhje te forte me shpellat e demostron edhe faktin se i ke gjithmone ne goje. Qirnje a ke brenda se paku ? Dil ndonje ndonje here e zbrit ne fusha e qytete se ke mbetur si samurai i fundit ne gjungel. Te informoj se pertej malit ka jete dhe se jemi ne shekullin e 21-te. Komunizmi ka vdekur, dhe Berisha ka sjelle lirine edhe per ty, dhe nese nuk ke vrare kend ne kohen e komunizmit jeni i falur por se paku duhet te rehabilitoheni, ne menyre qe te mos jeni me nje rrezik per shoqerine civile qe po perpiqemi te ndertojme edhe per femijet tuaj.