Zvicër-Shqipëri mbyllet 2-0, shënon shqiptari Xherdan Shaqiri

Përfundon 2-0  superndeshja mes  Zvicrës dhe Shqipërisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Brazil 2014. Ka qenë futbollisti shqiptar që luan me përfaqësuesen e Zvicrës, Xherdan Shaqiri, i cili në minutën e 23 e ka dërguar topin në rrjetë pas një gabimi të mbrojtjes së skuadrës sonë përfaqësuese dhe siç e kishte premtuar edhe më parë, shqiptari i Zvicrës nuk e feston momentin e shënimit të golit. Goli i dytë u shënua nga Intel në minutën e 68 të ndeshjes.

Në një stadium të mbushur me shqiptarë, ku ngjyrat kuqezi binin lehtësisht në sy për shkak të pranisë së 7 mijë tifozëve kuqezi, të ardhur nga Shqipëria, por edhe shumë kosovarë që jetojnë në Zvicër, emocionet kanë qenë të mëdha edhe për faktin se në skuadrën zvicerane luanin tre shqiptarë, Shaqiri, Xhaka dhe Berhami, por edhe sepse përballë skuadrës sonë përfaqësuese ishte një kombëtare shumë e fortë si Zvicra, e cila në ndeshje të shumta ka treguar nivel të lartë edhe përballë skuadrave të forta.

11 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

Autor te 11 Shtator 2012. Sport. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • rezan meta

    u munduam te loznim fort pas golit te par po diferenca e zvicrres u dukte mjaftushem ……gjithsesi forca shqiprija for live ….