Familjarë, miq dhe drejtuesit kryesorë të Partisë Demokratike kanë përkujtuar sot 14-vjetorin e vdekjes së heroit të demokracisë, Azem Hajdari. Kryeministri Sali Berisha, i pranishëm në ceremoni, ka vlerësuar guximin, heroizmin dhe trimërinë e Azem Hajdarit, i cili u kthye në një figurë simbol të përmbysjes së diktaturës komuniste dhe vendosjes së demokracisë në Shqipëri.


“Sot ne nderojmë me respekt, mirënjohje të pakufishme, së bashku me të gjithë shqiptarët, kujtimin e tribunit të lirisë së shqiptarëve, Azem Hajdarit, udhëheqësit të lëvizjes studentore dhe Partisë Demokratike dhe të sivllaut të tij Besim Çeres që u ekzekutuan në këtë vend nga banda të qeverisë në aktin më makabër, në vrasjen e shekullit për shqiptarët”. Azem Hajdari, u vra në një atentat pranë selisë së PD-së në 12 shtator të vitit 1998. Në ngjarje mbeti i vrarë edhe truproja e tij Besim Ccerja.


 


12 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)