Sot prezantohet iPhone 5

Dita e sotme për miliona njerëz në botë, të apasionuar pas teknologjisë, do të jetë një ditë e veçantë. Në orën 19:00 (ora e Shqipërisë) do të prezantohet zyrtarisht modeli i fundit i iPhone 5. Prezantimi do të bëhet nga Tim Cook në San Francisco.

Në internet qarkullojnë prej disa muajsh modele të mundshme se si mund të jetë telefoni më i ri, por vetëm sot mund të merren konfirmime. Për  momentin, ajo çka dihet me siguri është fakti se modeli i ri do të ketë ekran më të madh se i mëparshmi, një bateri më të fuqishme, fish lidhëse më të vogla dhe lidhja e kufjeve do të bëhet poshtë aparatit.

12 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 12 Shtator 2012. Teknologji. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry