Pakujdesia i ka marrë jetën dy personave, babë e bir nga fshati Thanë, i Rrethit të Elbasanit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00, kur Enver dhe Florenc Hoxha, përkatësisht 56 dhe 26 vjeç po pastronin pusin e shtëpisë.


Në një moment pakujdesie, ata kanë rrëshqitur në brendësi të pusit të thellë, nga ku nuk kanë mundur të dalin më të gjallë. Të afërmit e tyre nuk kanë mundur t’u japin asnjë ndihmë dhe në pamundësi për të hyrë në pus, kanë kërkuar ndihmën e policisë për nxjerrjen e trupave të të mbyturve.


U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, që të shterohej uji i pusit dhe më pas të nxirren trupat e viktimave. Ngjarja paraprakisht është klasifikuar si aksidentale, por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


16 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)