Protestat anti-amerikane të nisura në botën arabe pas përhapjes në internet të filmit “Pafajësia e Myslimanë”, kanë mbërritur në Evropë. Momente tensioni janë shënuar në Belgjikë, pranë Antwerp, ku ka një prani të madhe të komunitetit mysliman, gjatë një marshimi që degjeneroi në përleshje me policinë.


Disa protestues u përpoqën të bllokojnë një rrugë kryesore në qendër, ndërkohë që policia ka ndërhyrë për të shpërndarë turmën duke përdorur gaz lotsjellës. Gjatë përpjekjeve u ndaluan të paktën 120 personave. Midis tyre, një menaxher i një grupi të vogël radikal islamik aktiv në vend, “Sharia4Belgium”. Ambasada e SHBA në Londër ishte objektiv sulmi sikundër dhe ajo e Parisit, ku 150 persona janë arrestuar pas një tubimi të paautorizuar. Tre policë  mbetën të  plagosur lehtë. Sipas policisë franceze, protestuesit akuzohen për lidhje me formacionet fondamentaliste salafite.


Tensionet pritet të rriten më tepër pas deklaratave të së djathtës ekstreme në Gjermani, ku grupimi Pro Deutschland ka bërë të ditur se do të projektojë filmin kundër islamit në zemër të Berlinit.


16 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)