Librat e rinj, Edith Wharton, “Në moshën e pafajësisë”

Edith Wharton

“Në moshën e pafajësisë”

Përktheu: Nikolla Langore

Botoi: OMSCA-1

Çmimi: 900 lekë

Romani “Në moshën e pafajësisë” përqendrohet në martesën e pashmangshme të një çifti të klasës së lartë dhe në shfaqjen e papritur të një gruaje të gjendur në një skandal, e cila kërcënon lumturinë e çiftit. Historia bëhet intriguese kur Njulend Arçeri, xhentëlmen jurist dhe trashëgimtar i një prej familjeve më të mira të Nju Jork Sitit, duhet të zgjedhë mes dy grave. Edith Wharton (1862-1937), është shkrimtare amerikane, fituese e çmimit “Pulitzer”, i pari çmim i tillë i fituar nga një grua dhe mbahet si një nga romancieret dhe tregimtaret më të dëgjuara amerikane të shekullit të 20. Romani është përkthyer pothuajse në të gjitha gjuhët, duke u shitur me miliona kopje në mbarë botën.

Autor te 16 Shtator 2012. Libri. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry