Eduardo Mendoza


“ASNJË LAJM NGA GURBI”


Përktheu: Edlira Hoxholli, Bashkim Shehu


Botoi: “Botimet IDK”


Çmimi: 500 lekë


“Botimet IDK” sjellin në shqip librin e Eduardo Mendozës, “Asnjë lajm nga Gurbi”, një roman i shkruar në gjuhën e satirës dhe të ironisë, ku përshkruhet udhëtimi i një jashtëtokësori i zbritur në Tokë në kërkim të shokut të tij Gurb. Një udhëtim në jetën urbane të Barcelonës së para Lojërave Olimpike 1992. Atmosfera, kaosi dhe absurdi i jetës moderne të racës njerëzore paradokset e kundërthëniet e realitetit njerëzor. Eduardo Mendoza është një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm bashkëkohorë spanjollë. Fitues çmimit PREMIO PLANETA për 2010-n. “Duke e vështruar tani, pasi kanë shkuar disa vjet që kur u botua, arsyeja e suksesit shpjegohet lehtë: është një libër i shkurtër dhe tejet i lehtë në të lexuar. S’ma merr mendja se në letërsinë e tanishme ka ndonjë libër më të lehtë në të lexuar, për arsyen e thjeshtë se ky është shkruar në një gjuhë bisedore, ka një përmbajtje zbavitëse dhe përbëhet nga pjesë që zgjasin pak rreshta”, shkruan autori.