Klasa politike shqiptare është bashkuar sot në Pezë për të përkujtuar 70-vjetorin e Konferencës së Pezës.


Demokratët, socialistët, Lëvizja Socialiste për Integrim, megjithëse ndahen në disa aspekte të historisë shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore, bashkohen në vlerësimin se zhvillimi i Konferencës së Pezës më 16 Shtator 1942, ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të luftës dhe rezistencës së shqiptarëve kundër pushtimit fashist.


Konferenca e Pezës njihet si përpjekja e parë madhore për unifikimin e faktorit shqiptar, duke e renditur vendin përkrah koalicionit botëror anti-fashist. Platforma kryesore e konferencës ishte bashkimi i shqiptarëve pa dallim feje, krahine dhe ideje në frontin nacionalçlirimtar.


16 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)