Është rikthyer sërish fenomeni i grabitjes së argjendarive, këtë radhë në qytetin e Kavajës. Sipas burimeve nga policia lokale, një argjendari në këtë qytet është bërë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga persona ende të paidentifikuar.


Sipas policisë, argjendaria është vjedhur nën kërcënimin e armës, ndërkohë që sipas pronarit të argjendarisë, Pëllumb Hylviu grabitësit mendohet ta kenë ruajtur në momentin që ka hapur derën për t’i drejtuar më pas armën në mënyrë që të mund të vidhnin. Nuk dihet ende sasia dhe vlera e bizhuterive të marra nga dyqani, por ndërkohë policia e mbërritur menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar grabitësit e argjendarisë.

18 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)