Letërsia


Salman Rushdie, shkrimtari britanik që jeton nën ruajtjen e policisë, pasi është dënuar me vdekje nga Irani, beson se romani i tij i vitit 1988 “Vargjet Satanike” nuk do të merrej nga askush përsipër për botim sot për shkak të frikës. Shkrimtari thotë se ndalimi i librit të tij në shumë vende dhe kërcënimet që ka marrë më pas kanë krijuar një efekt afatgjatë.


“Një libër që qe kritik ndaj islamit do të qe shumë i vështirë të publikohej sot”, tha ai BBC. Sipas tij, botuesit duhet të jenë “shumë trima” për të bërë diçka të tillë.


“Mënyra e vetme për të jetuar në një shoqëri të lirë është të ndiesh se ke të drejtë të thuash dhe të bësh gjëra”, thotë ai. Shumë myslimanë e shohin librin si blasfemi dhe ai është ndaluar të shitet në Indi. Shkrimtari 65-vjeçar jetoi i fshehur për gjithë vite, pasi Irani lëshoi një urdhër fetar duke i bërë thirrje çdo myslimani për vrasjen e tij. Rushdie thotë se shkrimtarët vijojnë të sulmohen në të njëjtën mënyrë në vendet myslimane, përfshirë Turqinë, Egjiptin, Algjerinë dhe Iranin.


“Nëse shikon mënyrën se si luftohet liria e shprehjes nga ekstremizmi fetar, gjërat janë të njëjta, njerëzit akuzohen për blasfemi, herezi, fyerje, kjo është gjuhë e Mesjetës”, thotë ai.


Rushdie thotë se një televizion britanik anuloi publikimin e një dokumentari të prodhuar prej tij mbi Islamin duke argumentuar se fakti është që frika është e madhe.