Shpallen fituesit 


Sot, universitetet afishojnë listat e fituesve. Agjencia Kombëtare e Provimeve mbylli dje në mbrëmje të gjitha përllogaritjet e fundit, për të bërë publike më pas të gjithë fituesit.


Fituesit nuk duhet të shpejtojnë për t’u regjistruar, pasi kanë disa ditë afat, ndërkohë që këtë vit ata kanë më shumë mundësi për të zgjedhur programin që dëshirojnë të studiojnë.


Për herë të parë studentët e rinj do të regjistrohen online, manuali që sqaron procedurën ndodhet në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve ka sqaruar dje se maturantët do t’u drejtohen sekretarive për t’u regjistruar nëse do të marrin një email se regjistrimi i tyre nuk është kryer.


Vetëm në këtë rast ata janë të detyruar të bëjnë regjistrim manual. Regjistrimi online këtë vit është më i volitshëm, sidomos për maturantët e rretheve, të cilët do të dorëzojnë procedurën nëpërmjet internetit.