Pas Topit reagon edhe Spahiu ndaj akuzave të kryeministrit për emërim gjykatësish me korrupsion


Aleanca KuqeZi reagoi pas deklarimeve të shtetasit Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë anti-shqiptare. Kryetari i Aleancës KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu e fton shtetasin Sali Berisha të mos e humbasë qetësinë në prag të publikimit të dosjes së krimeve të kryera prej tij gjatë 22 viteve të sundimit në politikën shqiptare.


“Aleanca KuqeZi i bën thirrje shtetasit Sali Berisha të tregojë urgjentisht lidhjet e tij të ngushta me të pandehurin Ilir Xhakja dhe arsyet e lirimit të tij pak kohë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 8 Majit të vitit 2011. Aleanca KuqeZi e fton shtetasin Sali Berisha të botojë në të gjithë gazetat e tij fotot në të cilat ka dalë krahë për krahë me disa nga vrasësit e Shijakut, Sukthit, Maminasit dhe Durrësit në fushatën elektorale në qarkun e Durrësit. Gjithashtu Aleanca Kuqezi fton shtetasin Sali Berisha të publikojë listën e plotë të gjithë vrasësve të liruar me urdhër të ministrit të drejtësisë në para zgjedhjeve të vitit 2009 dhe 2011,” thuhet në njoftimin e AKZ.


Spahiu thotë se puna e tij si nënkryetar i KLD-së është hetuar nga komisioni parlamentar i ndërtuar nga Berisha dhe se ky komision nuk ka arritur të zbulojë asnjë shkelje.


“Pas kontrollit të cdo shkrese, inspektimi, dosje dhe flete votimi dhe cdo vendimarrje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë me gjithë tendencën politike të hetimit, rezultoi së Zëvendëskryetari I Këshillit të Lartë të Drejtësisë kishtë kryer dhe përmbushur konfrom ligjit të gjithë detyrën e tij,” thotë Spahiu.