Shtëpia ku ka lindur Hitleri, Braunau, Austri


Shtëpia ku lindi Adolf Hitler në Braunau nuk do të bëhet memorial. Lajmi është konfirmuar nga sindikata e qytezës austriake në kufi me Gjermani. “Ka mjaftueshëm vende përkujtimore “, ka thënë për gazetën “Kurier”, kryetari i bashkisë.


Godina, e cila në të kaluarën është përdorur si laborator, prej një viti është bosh. Ministria e Brendshme i paguan pronarit një qira mujore prej 4.700 euro, sepse kërkon të pengojë kthimin e godinës në një lloj “vendi pelegrinazhi për personazhe me ideologji të çuditshme”.


Ndërkohë social-demokratët kanë propozuar që godina të  bëhet “një shtëpi paqeje”, seli e iniciativave sociale. Ndërsa kreut të bashkisë, anëtar i partisë popullore “Oevp”, nuk i pëlqen fakti që Braunau të kujtohet gjithmonë si vendlindja e Hitlerit.


“Hitler ka jetuar këtu vetëm tre vitet e para të jetës. Për këtë arsye qyteti nuk do të marrë përsipër përgjegjësitë për Luftën e Dytë Botërore” , ka thënë ai për të përditshmen “Der Standard”.


20 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)