Një gjykatës i EULEX-it ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish- prokurorit special të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe ish- kreut të Task-forcës Anti-Korrupsion brenda Prokurorisë Speciale, Nazmi Mustafi, dhe tre të akuzuarve të tjerë Reshad Zherka, Xhelal Zherka dhe Mirela Ndoci.


Në aktakuzë Nazmi Mustafi akuzohet për shpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, dhe armëmbajtje pa leje. Reshad Zherka dhe Xhelal Zherka akuzohen për veprat penale të ushtrimit të ndikimit, nxitje të shpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje apo asgjësim i shkresave zyrtare dhe mashtrim të blerësve.


Ndërsa Mirela Ndoci akuzohet për veprën penale të dhënies së ndihmës në abuzimin e pozitës apo autoritetit zyrtar. Gjykatësi i EULEX-it i shpalli të gjitha provat e paraqitura në këtë rast si të pranueshme dhe e konfirmoi aktakuzën në tërësi për të gjitha veprat penale kundër të gjithë të pandehurve. Çështja ndiqet nga një prokuror i EULEX-it i qarkut të Pejës.


20 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)