Partia Demokristiane rikthehet aleate e Partisë Demokratike. Ashtu sicc edhe kishte paralajmëruar në deklaratat e vazhdueshme, kreu i kësaj partie, Nard Ndoka, ka bërë zyrtare shkëputjen e tij nga koalicioni opozitar me partinë Socialiste, pas mosmarrëveshjeve te fundit me kryesocialistin Edi Rama.


Në një njoftim për mediat, PDK bën të ditur se kryesia e kësaj partie do të zyrtarizojë nesër në orën 12:00 marrëveshjen e bashkëpunimit me PD, marrëveshje kjo në bazë të cilës pritet që PDK të marrë një post zv/ministri.


20 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)