Sajon grabitjen, për të blerë fanellën e Interit

Për të blerë fanellën e portierit të Interit, Julio Cesar, një 50-vjeçar nga Piaçenca, Itali, është shtirur sikur ka rënë pre e një grabitjeje me armë.

Dje, pas disa ditësh hetimesh, policia ka arritur të zbulojë versionin e saktë të ngjarjes.

“Për të blerë fanellën e Julio Cesar shpenzova 160 euro e nuk mund t’ia thoja gruas, ndaj sajova sikur isha grabitur”, ka rrëfyer 50-vjeçari përpara karabinierëve.

Burri ka treguar se e shoqja kontrollonte llogaritë bankare dhe nuk mund ta pranonte një shpenzim të tillë për një fanellë të ekipit zi-kaltër. Tashmë burri akuzohet për stimulim krimi.

 

20 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 20 Shtator 2012. Kuriozitete. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry