Sport Shaqiri, Xhaka, Cana&Co., deklaratë për Kosovën në FIFA

Shaqiri, Xhaka, Cana&Co., deklaratë për Kosovën në FIFA

3068
SHPËRNDAJE

Iniciativa

Yjet kosovarë të bashkuar kërkojnë njohjen e shpejtë të FFK-së

Një deklaratë e shkurtër, por e firmosur nga emra të mëdhenj të futbollit kosovar, të martën ka shkuar në adresë të secilit anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, përfshi këtu edhe kreun e kësaj organizate, Sep Blater. Në një deklaratë të hartuar për të drejtën e Kosovës për të luajtur ndeshje ndërkombëtare në futboll, kanë vënë firmën e tyre lojtarët ndër më të njohurit që kanë lindur në Kosovë apo që janë me origjinë nga Kosova, ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu. Pos tri yjeve kosovarë që luajnë me Zvicrën, si Xherdan Shaqiri, Valon Behrami e Granit Xhaka, deklaratën e kanë firmosur edhe tetë lojtarët kosovarë të Kombëtares së Shqipërisë, në krye me kapitenin Lorik Cana, pastaj Armend Dallkun, Mërgim Mavrajn, Samir Ujkanin, Alban Mehan, Burim Kukelin, Etrit Berishën dhe Ahmed Januzin. Pjesë e kësaj deklarate është bërë edhe futbollistja ndër më të mirat në botë, Fatmire Bajramaj, që me përfaqësuesen e Gjermanisë ka fituar çdo trofe të mundshëm. Ndërkohë që Federata e Futbollit e Kosovës dhe Ministria e Sportit po e presin me padurim mbledhjen e 27 dhe 28 shtatorit të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s. Të dyja këto institucione besojnë se FIFA do ta mbajë premtimin që në fund të këtij muaji ta bëjë real vendimin e saj, që Kosovën përfundimisht do ta lejojë të zhvillojë minimalisht ndeshje miqësore ndërkombëtare.