Siri, Assad: Regjimi nuk do të rrëzohet, nuk do të përsëritet skenari i Libisë

Regjimi i Damaskut “nuk do të rrëzohet”, “opozita e armatosur nuk do t’ia dal mbanë” dhe ndryshimi nuk mund të vijë duke “eliminuar” krerët e regjimit.

Ky ka qenë qëndrimi i presidentit sirian Bashar al- Assad në një intervistë për një të përjavshme egjiptiane, e cila pritet të publikohet nesër. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia egjiptiane e lajmeve “Mena”, e cila ka cituar pjesë të intervistës së presidentit sirian.

Assad ka deklaruar se në Siri nuk do të përsëritet “skenari libian” dhe ka sulmuar Turqinë, Katarin dhe Arabinë Saudite se po mbështesin forcat opozitare.

20 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 20 Shtator 2012. Botë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry