Tori Spelling i është nënshtruar me urgjencë një ndërhyrjeje kirurgjikale, pas komplikacioneve që ka pasur pas lindjes.
Aktorja ka lindur tre javë më parë vogëlushin Finn, ndërkohë që ka dhe tre fëmijë të tjerë: Liam, pesë vjeç, Stella, katër vjeç dhe Hattie, 11 muajsh. Thuhet se problemi lidhet me lindjen cezariane që Tori kreu në 30 gusht.
Ndërkohë thuhet se aktorja i ka sqaruar bashkëshortit, Dean McDermott, se nuk do të ketë më fëmijë. “I ka shpjeguar Dean se ‘dyqani’ i fëmijëve është mbyllur. Ka dy vajza dhe dy djem, është momenti perfekt për të mos pasur më fëmijë”,- ka thënë një burim për revistën “Star”.
20 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)