Kryesoret AKZ proteston ndaj Berishës në Romë

AKZ proteston ndaj Berishës në Romë

84
SHPËRNDAJE

Aktivistët ngrenë parrulla dhe e akuzojnë për tradhëtar në pritje të takimit me ministrin grek

Aktivistë të Aleancës KuqeZi kanë pritur me protesta shtetasin Sali Berisha i cili është në Romë me ftesë të Kryeministrit Italian Maroi Monti, njoftoi AKZ në Tiranë. Sipas një deklarate për shtyp,  “dhjetra aktivistë të Aleancës KuqeZi nga Firenze, Livorno, Pisa, Genoa, Trento, Milano dhe Roma u përballën sot me shtetasin Sali Berisha i cili tentoi t’i fshihej takimit me Kryeministrin Grek Antonio Samaras. Aktivistët e Aleacës KuqeZi hodhën parrulla anti-qeveritare “Berisha për tradhëti, burgim të përjetshëm” si dhe “Ne nipërit e Gjergjit, ti zgjodhe rrugën e Hamzait””.

Një ditë më parë Aleanca KuqeZi denoncoi dhe paralajmëroi takimin e fshehtë të shtetasit Sali Berisha më liderët e greqisë ku pjesë e diskutimit sekret do të ishte rinegociimi i marrëshjevshjes për kufijtë detarë me Athinën zyrtare. Paralajmërimi i kuqezinjve u mohua nga përfaqësuesit e diplomacisë shqiptare të cilët me paturpësi deri më sot kanë treguar paqëndrueshmëri në cështjen e marrëveshjes detare edhe pse Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar atë një marrëveshje tradhëtare.

Sot, aktivistët e Aleancës KuqeZi në Romë kanë pritur me protesta shtetasin Sali Berisha në shenjë proteste ndaj akteve të tradhëtisë së shtetasit Sali Berisha teksa ai po drejtohej në takimin me Samaras në vilën “Pamphili”. Policia italiane ka kufizuar në numër pjesëmarrjen e aktivistëve të Aleancës KuqeZi të cilët ishin me qindra të gatshëm të dënonin aktet e tradhëtisë së shtetasit Sali Berisha.

Qeveria shqiptarë dhe strukturat e saj militanteske mohuan paturpësisht takimin Berisha-Samaras duke I dalë në mbrojtje cënimit të integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë, ndërkohë që disa përfaqësi diplomatike në Tiranë pohuan për Aleancën KuqeZi takimin në fjalë.