“Janë të pështirë, me siguri që shumë prej tyre janë të sëmurë me AIDS”. Këto janë fjalët e ish-modeles dhe vajzës së përkëdhelur të thashethemeve drejtuar të rinjve homoseksualë. Dekalarat e saj homofobike janë bërë ndërsa ishte brenda një taksie dhe janë regjistruar nga drejtuesi i saj.
Fjalët e trashëgimtares së pasur të hoteleve Hilton janë publikuar përmes një videoje nga sajti Radaronline dhe pritet të provokojnë polemika në SHBA, ndërsa Hilton do të vihet përballë akuzave për homofobi. Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i biondinës së famshme, e cila përmes zëdhënësit të saj ka përgënjeshtruar faktin që fjalët e saj të kenë qenë deklarata homofobike, duke theksuar se ishin thjesht konstatime kundër atyre që bëjnë seks të pambrojtur me njerëz që nuk i njohin fare.
21 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)