Nard Ndoka rikthehet në qeveri, merr zv/ministrin e Brendshëm

Partia Demokristiane e Nard Ndokës pritet t’i bashkohet zyrtarisht sot mazhorancës. Marrëveshja e re mes kreut të PDK dhe kreut të qeverisë pritet të nënshkruhet rreth mesditës.

Ka qenë vetë Ndoka ai që pak kohë më pari pati lajmëruar shkëputjen e partisë së tij nga formacioni opozitar. Nga marrëveshja me mazhorancën, demokristianët e Ndokës pritet të përfitojnë një post zv/ministri, që me shumë gjasa, nga burime të pakonfirmuar pritet të jetë ai i zv/ministrit të Brendshëm.

Detajet e marrëveshjes mes PD-së dhe PDK-së pritet të zbardhen pas firmosjes së saj nga të dyja palët. Në të mund të parashikohet edhe bashkëpunimi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm. Një tjetër lëvizja e Ndokës gjatë fushatës për 2013-n pritet të jetë edhe shkrirja me Lëvizjen Demokristiane të Nikollë Lesit për të krijuar një formacion të vetëm parazgjedhor.

21 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 21 Shtator 2012. Politikë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • maku

    O Ndoka, edhe ti edhe Lesi (te dy te PDK) po ktheheni ne origjine, po a e
    dini çdo te thote kthim ne origjine, po jua them une: te shkoni ne P… te
    sat eme.

    Thuaja kete edhe Meros se ndoshta nuk e di. Meros thuaji gjithashtu se perse nuk e boton komentin tim.