Obama dhe Jay-Z: Gratë tona janë më të famshme se ne

Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, ka takuar çiftin e famshëm të muzikës amerikane, Jay-Z dhe Beyoncé, gjatë mbrëmjes së zhvilluar për mbledhjen e fondeve në “40/40 Club”, lokal në pronësi të Jay –Z.

Gjatë bisedës miqësore, Obama ka bërë shaka mbi faktin se si të dy, edhe presidenti i SHBA-ve, edhe Jay-Z janë më pak të famshëm se sa gratë e tyre respektive duke u shprehur: “Kemi që të dy vajza dhe gratë tona janë më të famshme se ne. Është e vështirë për t’u pranuar, por më mirë kështu”.

Beyonce dhe Jay-Z, të cilët ishin organizatorët e mbrëmjes së bamirësisë për mbledhjen e fondeve, janë mbështetës të zjarrtë të kauzës së presidentit aktual të SHBA-ve, Barak Obama.
21 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

Autor te 21 Shtator 2012. ShowBiz. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry