Një ushtar izraelit dhe tre militantë janë vrarë në një shkëmbim zjarri përgjatë kufirit mes Izraelit e Egjiptit, raportin ushtria e Izraelit.
Ushtria tha se trupat u sulmuan nga persona të armatosur, të cilët kaluan kufirin të premten, duke shkaktuar një shkëmbim zjarri nga i cili u vranë tre sulmuesit.
Në deklaratën e ushtrisë thuhet se sulmuesit kishin një pushkë AK-47, tre raketa-hedhës, një mitraloz, dhe një rrip eksplozivi dhe se me këtë rast është penguar “një sulm shumë i madh terrorist”.
Burimet egjiptiane të sigurisë në Sinai thanë se njëri nga sulmuesit kishte vdekur kur ai shpërtheu rripin me eksploziv, që e mbante në trup. Incidentet e sigurisë në kufi janë rritur gjatë 18 muajve të fundit, pas përmbysjes së presidenti egjiptian Hosni Mubarak.
22 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)