Kthimi i emigrantëve 


Fëmijët e emigrantëve të kthyer nuk janë vetëm nxënës të shkollave 9 vjeçare, të shkollave të mesme apo të parashkollorëve.


Përveç fluksit të fëmijëve të emigrantëve të riatdhesuar në shkolla, kopshte dhe çerdhe, po evidentohet edhe “trafik” studentësh të kthyer nga emigracioni bashkë me familjet e tyre.


Universitetet private kanë regjistruar një numër të konsiderueshëm studentësh të riatdhesuar në Shqipëri. Për shkak të lehtësirave që ofrojnë institucionet private të arsimit të lartë, një pjesë e mirë e tyre kanë nisur studime në fakultete jo publike. Por nga ana tjetër edhe universitetet shtetërore raportojnë fluks kërkesash për transferime studimesh nga universitete të huaja në Shqipëri. Në Institucionet e arsimit të lartë publike pranohen kryesisht studentët me mesatare të lartë dhe rezultate të shkëlqyera.