Një aksident automobilistik me pasojë tre të plagosur, njëri nga të cilët në gjendje të rëndë, ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Tiranë. Një makinë tip ‘Rover’, me targa TR 1010 M, është përplasur me autobusin e linjës së ‘Unazës’ . Nga aksidenti i ndodhur në zonën e Porcelanit në kryeqytet, mbetën të plagosur tre personat që udhëtonin në makinën tip Rover, ndërsa në autobus nuk kishte pasagjerë duke qenë se shoferi ishte duke lënë turnin.
Të plagosurit u dërguan menjëherë në Spital Ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që njëri prej tyre paraqitet në gjendje kritike për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të aksidentit, por policia e mbërritur në vendngjarje, paraprakisht ka konkluduar se bëhet fjalë për një parakalim të gabuar nga ana e mjetit tip ‘Rover’ që solli për pasojë përplasjen me autobusin.
22 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)