Në Bjellorusi po mbahen zgjedhjet parlamentare, të cilat janë bojkotuar nga partitë kryesore opozitare. Autoritetet zgjedhore thanë se gati 26 për qind e votuesve të regjistruar kanë hedhur votat e tyre në votimin e hershëm.
Nga zgjedhjet pritet të dalë një parlament “kukull”, duke qenë se të gjitha kompetencat mbesin në duart e presidentit Aleksandër Lukashenko, i cili udhëheq Bjellorusinë që nga viti 1994.
Gjashtë grupet opozitare të premten u bënë thirrje votuesve që të bojkotojnë zgjedhjet, duke i denoncuar ato si një farsë që janë shoqëruar me ndalimin e aktivistëve politikë.
Krerët e opozitës thanë se një bojkot i zgjedhjeve do të jetë një votë mosbesimi për regjimin e Lukashenkos. Bjellorusia konsiderohet i fundmi vend diktatorial në Europë, që ende nuk ka mundur të zhvillojë zgjedhje legjitime dhe të monitoruara nga ndërkombëtarët.
23 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)