Aktorja e bukur afrikano-jugore, Charlize Theron së fundmi ka adoptuar një fëmijë për të cilin shprehet se i ka falur shumë lumturi, ndërsa veç kësaj, një mashkull i ri ka hyrë në jetën e saj. Aktorja fituese e çmimit Oskar është shprehur se ka nisur një lidhje me aktorin komik Eric Stonestreet, i cili është protagonist në një telefilm shumë popullor në SHBA, ‘Modern Family’.


Eric, 41 vjeç, i cili kohët e fundit është ndarë nga e dashura e tij prej shumë kohësh, Katherine Tokarz, është njohur me Theron përmes një miku të tyre të përbashkët gjatë këtij viti.

“Charlize dhe Eric shkojnë mrekullisht mirë me njeri-tjetrin, – shprehet një burim pranë çiftit, – gjithçka mes tyre nisi si miqësi, por përfundoi me një ndjenjë të thellë”.


Charlize, e cila adaptoi një djalë të vogël të quajtur Jackson disa muaj më parë, është ndarë nga i dashuri i saj, aktroi irlandez Stuart Townsend në vitin 2010.


23 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)