Raffaella Fico 6 muajshe shtatzënë, sfilon me bikini

Raffaela Ficco, modelja italiane që u vu në qendër të thashethemeve rozë hap lidhjes së saj me futbollistin Mario Baloteli, me të cilin tha se priste një fëmijë, ka sfiluar shtatzënë në muajin e gjashtë, gjatë javës së modës në Milano. Dhe Ficco nuk zgjedhur të kalojë në pasarelë e veshur me një palë rroba, por me bikini, ndërsa i binte në sy barku i madh nga shtatzënia, por pavarësisht se për 3 muaj sjell një fëmijë në jetë, dukej në formë të shkëlqyer fizike.

Kjo është hera e parë që një modele sfilon në një pasarelë me barkun nudo gjatë shtatzënisë. Ficco, e cila pak kohë më parë kishte kërkuar nga ish-i dashuri i saj, futbollisti Mario Baloteli që të merrte përsipër atësinë e fëmijës së saj, e përgënjeshtroi më vonë faktin se fëmija që pret është i futbollistit.
23 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)

 

Autor te 23 Shtator 2012. ShowBiz. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry