Demokratëve, e akuzojnë ka paguar pak, ose nuk ka paguar fare taksa në vitet e mëparshme
Ekipi i fushatës së kandidatit republikan për president të SHBA-së, Mit Romney tha se ai i ka paguar 1.9 milionë taksa për më shumë se 13 milionë dollarë të të ardhurave vjetore për vitin 2011- pra sipas llogarive rreth 14.1 për qind. Njoftimi vjen pas premtimit të bërë më parë nga Romney se do të publikonte të dhënat për taksat. Stafi elektoral i Romney, gjithashtu planifikon të lëshojë një letër të kontabilistëve, në të cilën thuhet se ai kishte borxh të taksave federale prej 2.2 për qind, nga viti 1989 deri në vitin 2009. Romney po lufton me pretendimet e demokratëve, që thonë se ai ka paguar pak, ose nuk ka paguar fare taksa në vitet e mëparshme. Me gjithë presionin e lartë politik, stafi i fushatës së tij ka refuzuar që të bëjë publike pasqyrat për vitet e mëhershme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përdorin një sistemi takimi fleksibël për të ardhurat, nëpërmjet një skeme që mund të devijojë deri 35% të fitimeve për taksa.
Ndonëse nuk është një detyrim ligjor, Romney ndoqi shembullin e kandidatit të mëparshëm republikan, John McCain, që publikoi listën e tij dy-vjeçare të të ardhurave kur sfidoi Obamën në vitin 2008. ndërkaq një incident i vogël i lidhur me bashkëshorten e tij ka lënë për pak çaste pa frymë njeriun që mund të jete presidenti i Amerikës. Shumë frikë por asnjë dëmtim për kandidaten për “First Lady” Ann Romney. Avioni me të cilën udhëtonte ajo dhe një pjesë e mirë e stafit të kandidatit republikan për president u detyrua të bënte një ulje emergjence në Denver, Kolorado. Sipas lajmeve të apra avioni ka pasur avari dhe shtëllunga tymi janë parë në bord. Por gjithësi ai arriti të bënte një ulje normale dhe nga të gjithë personat në bord asnjë prej tyre nuk pësoi dëmtime. Avioni ishte nisur për në Kaliforni. Nga ana tjetër, Romney gjendet në Nebraska, i angazhuar me turin elektoral.