Çështja


Tekniku kuqezi vazhdon përpara, pavarësisht humbjes së radhës në Udine


Masimiliano Alegri nuk vihet në diskutim, është fjala e drejtuesve të Milanit. Vendi është racional, sepse është përmirësuar, pavarësisht humbjes në Udine. Alegri do të vazhdojë, por buzëqesh i mërzitur. “Edhe sot (dje) skuadra ka pësuar një humbje duke luajtur një ndeshje të mirë, është ngushëllimi i tij i trishtueshëm. Do të duhet të përmirësohemi ende, sepse humbëm shumë raste për gol. Skuadra luajti një futboll të bukur, por duhet të qëndrojë e qetë. I kemi të gjitha kualitetet për ta rimarrë veten”. Mundësia e re duket se do të ndikojë për mirë, por Alegri pret të ketë përpara një javë shumë të ngarkuar, ku do të duhet të shpërblejë besimin e dhënë. “Milani ka konfirmuar besimin kundrejt meje? Të flasësh për një shkarkim timin nuk ka sens: për këtë duhet të flisni me klubin. Nga ana ime nuk ka asnjë problem. Sigurisht, mungojnë rezultatet. Sot (dje), për shembull, erdhi një humbje, por kemi zhvilluar një garë vërtet të mirë. Bëmë edhe ndonjë gabim, si në rastin e penalltisë vendimtare. Do të duhet të punojmë pikërisht për të evituar gabimet”. Trajneri shpjegon: “Në ndeshjen ndaj Atalantës dhe ndaj Sampdorias dhe sot (dje) ndaj Udinezes, në të gjitha këto i kemi kompromentuar paraqitjet tona për hir të mungesës së vëmendjes në ndonjë moment të caktuar. Do të synojmë të jemi më të qetë në të ardhmen, por, e përsëris, sot (dje) prova që dhamë në lojë është premtuese. Për më shumë, kam para një sjellje të mirë të skuadrës dhe mbi të gjitha në momentin kur ishim me nëntë lojtarë. Mjaft kemi folur për ata që janë larguar. Është një sezon ndryshe: kemi lojtarë të rinj dhe kemi nevojë për kohë, edhe për të rikuperuar ndonjë të dëmtuar. Megjithatë, skuadra është përmirësuar dhe unë jam i qetë”. Largohet nga konferenca për shtyp me një vetëbesim të madh: “Kemi humbur, por pasi kemi parë skuadrën të luajë, ka më shumë kurajë, janë gjëra që të japin forcë dhe të bëjnë të përmirësosh vetëvlerësimin”. Pas dy ditësh, kundër Kaljarit, të kaluarës së tij, një tjetër test i ri. Por këtë herë alternativa e vetme është fitorja. Situata nuk është aspak e mirë. Në qarkullim janë shumë emra, të cilët mund t’i zënë. Mes tyre edhe Guardiola nuk e ka përjashtuar mundësinë për të marrë Milanin në të ardhme.