Lëvizin krerët e tetë qarqeve, shpëton ai i Tiranës


Policia e Shtetit ka bërë një rokadë të drejtorëve në qarqe, duke ndryshuar tetë emra. Pas gjendjes së kriminalitetit të lartë, për vrasjet dhe aksidentet e shumta, Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka firmosur ndryshimet, ku ka shpëtuar ai i Tiranës, i cili është vënë në detyrë disa muaj më parë. Burime zyrtare nga policia pohojnë se lëvizjet kanë ardhur si pasojë e fitimit të gradës Drejtues i Parë nga punonjësit që konkurruan.


“Në kuadër të përfundimit të procedurave të konkurrimit për ngritjen në gradën Drejtues i Parë, si dhe në përmbyllje të të gjithë procesit të fitimit të gradës Drejtues i Parë nga punonjësit e policisë që u shpallën fitues të konkurrimit, janë bërë edhe emërimet përkatëse në strukturat e Policisë së Shtetit”, vijon njoftimi.


1. Drejtor i Policisë së Qarkut Elbasan është emëruar z. Halit Murataj


2. Drejtor i Policisë së Qarkut Durrës është emëruar z. Emri Vata


3. Drejtor i Policisë së Qarkut Shkodër është emëruar z. Aleks Hajdari


4. Drejtor i Policisë së Qarkut Gjirokastër është emëruar z. Ajet Ibro


5. Drejtor i Policisë së Qarkut Berat është emëruar z. Ylber Zyberi


6. Drejtor i Policisë së Qarkut Kukës është emëruar z. Pëllumb Seferi


7. Drejtor i Policisë së Qarkut Korçë është emëruar z. Gjergji Jorgo


8. Drejtor i Policisë së Qarkut Fier është emëruar z. Arjan Bozhaj


9. Drejtor i Forcave Lëvizëse Operacionale është emëruar z. Hamdi Fjora


10. Drejtor i Qendrës së Formimit Policor është emëruar z. Mërgim Hoxha


11. Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është emëruar z. Ahmet Haxhiaj


12. Shef sektori në Drejtorinë e Planifikimit Strategjik pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është emëruar z. Shkëlqim Saço


13. Specialist koordinator në Drejtorinë e Planifikimit Strategjik pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është emëruar z. Agron Nuredini


14. Specialist koordinator në Drejtorinë e Planifikimit Strategjik pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është emëruar z. Saimir Muça


15. Kancelar në Qendrën e Formimit Policor është emëruar z. Sadri Ramçaj


16. Drejtor i Drejtorisë kundër Krimit Financiar është emëruar z. Ismail Elezi


17. Specialist në Drejtorinë kundër Krimit Financiar është emëruar z. Altin Qato


18. Këshilltar në zyrën ndihmëse të Drejtorit të Përgjithshëm është emëruar z. Shpëtim Muçollari


19. Këshilltar në zyrën ndihmëse të Drejtorit të Përgjithshëm është emëruar z. Ylli Metko