Një person i dënuar me 20 vjet burg për vrasje është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë mësohet se, Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e sotme kreu ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Artan Hoxhallari, 45 vjeç, nga Korça.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e kishte dënuar këtë shtetas me 20 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me paramendim”.
Shtetasi Artan Hoxhallari është deklaruar fajtor, pasi më datë 16.05.1992, në gjendje të dehur, ka vrarë me armë zjarri shtetasen Adelina Cicko si dhe ka plagosur dy shtetase të tjera, për motive hakmarrjeje.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
25 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)