Efektet e krizës financiare, mesa duket nuk i kanë penguar milionerët shqiptarë të gëzojnë statusin e të qenit “ultra të pasur”, siç ka ndodhur në vende të tjera të Europës. Sipas raportit të përvitshëm të kompanisë, “Wealth X”, në vendin tonë ka gjithsej 55 multi-milionerë, të cilët zotërojnë në total një pasuri prej 7 miliardë dollarësh.
Raporti me titull “World Ultra Wealth Report”, e rendit Shqipërinë në vendin e 37-të në Europë, për sa i përket numrit të multi-milionerëve, duke lënë pas vende si Sllovakia, Qiproja, Bullgaria, Estonia, Maqedonia apo Mali i Zi.
Ndërkohë, numrin më të madh të multi-milionerëve në Europë e ka Gjermania, e cila renditet në vendin e parë në raport me 15 770 multi-milionerë.
25 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)