Manjola Prifti: Arrestimi im, për pronat miliona USD

Ekskluzive/ Letër Arvizusë, Ramës dhe Halimit: Ndalimi im, për të më hequr qafe, i hapi rrugë vjedhjes së pronave të djalit tim të mitur, me shtetësi amerikane 

Sokol Çobo

Manjola Prifti thyen heshtjen. Pas muajve të “nxehtë” me drejtësinë, ku u përball me akuzat e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, “akuzon” se gjithçka ka qenë e organizuar. Me cilësinë e përfaqësueses ligjore të djalit të saj të mitur, thotë se ndalimi i saj i hapi rrugë vjedhjes së pronave që trashëgon Endi Rama, djali i Fatmir Ramës, i vrarë në vitin 2003, që vlejnë miliona USD dhe ndodhen në zonat e preferuara për ndërtime. Në një memo drejtuar ambasadorit amerikan, ministrit të Drejtësisë dhe Prokurores së Përgjithshme, Manjola Prifti pohon se është arrestuar vetëm me një letër, që shkel në mënyrë arbitrare konventën europiane për ekstradim dhe dispozitat e K.Pr.Penale dhe “e gjitha që të heqë dorë nga prona që trashëgon djali im i mitur”. Gazeta “Shqip” ka siguruar ekskluzivisht memon e Priftit, në të cilën detajohet jeta me Fatmir Ramën, i njohur ndryshe si Miri i Xhikes, që nga viti 1994 e deri në vitin 2003, ku dhe ndërroi jetë.

 

Persekutimi i qëllimshëm

Manjola thotë se më datë 29.05.2012, arrestohet nga Interpol Tirana për efekt ekstradimi për llogari të shtetit italian me kërkesën e tyre, në lidhje me një vendim të dhënë në mungesë ndaj meje në janar të vitit 2003. Gjykata e Tiranës vendos si masë sigurie arrest në shtëpi, në pritje të ardhjes së dokumentacionit nga shteti italian për të vazhduar më tej me procedurat e ekstradimit. “Pas 5 muajsh thirrem nga Prokuroria e Tiranës, ku më njoftohet që shteti italian ka sjellë si përgjigje negative për ekstradimin tim, pra e ka refuzuar atë, dhe njëkohësisht vihem në dijeni nga prokuroria që shteti shqiptar, pas refuzimit të ekstradimit tim nga shteti italian, i ka kërkuar këtij shteti të bëjë njohjen e vendimit të huaj penal të dhënë nga Gjykata Penale e Milanos”, thuhet në memo. Sipas saj, “nga vetë pika 1, pra refuzimi i shtetit italian i ekstradimit tim, shpjegon qartë se kurrë shteti italian nuk e ka kërkuar ekstradimin tim, pra nuk ka sjellë një kërkesë të tillë ndaj meje, por shteti shqiptar, Prokuroria e Përgjithshme, përfaqësuar nga Kaltër Serreqi, drejtor për marrëdhëniet me jashtë, nëpërmjet faqes zyrtare të Interpolit ka urdhëruar printimin e shpalljes së arrestimit tim në vitin 2005 nga shteti italian dhe nëpërmjet këtij njoftimi ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat shtetërore, duke më arrestuar dhe duke i kërkuar njëkohësisht ekstradimin shtetit italian, i cili e refuzoi”. Më tej, Manjola shkruan se z. Serreqi, pas dështimit të ekstradimit të saj, i drejtohet përsëri shtetit italian me një kërkesë, ku thuhej: “Në pritje të përgjigjes suaj ndaj kërkesës sonë në lidhje me njohjen e vendimit penal të huaj”. Sipas memos, akuza qendrore, në mënyrë të përsëritur ka marrë tagrat dhe cilësitë e shtetit kërkues (Italisë), e cila as nuk ka kërkuar ekstradim dhe as nuk ka kërkuar njohje vendimi penal me asnjë lloj kërkese paraqitur Ministrisë së Drejtësisë.

“Të gjitha këto akuza erdhën për shkak të lidhjes sime me Fatmir Ramën që në moshën 19-vjeçare (1994), me të cilin kam lindur fëmijën tim Endi Rama, qytetar amerikan. Fatmir Rama është vrarë në vitin 2003 në pronën e tij ‘Kartodrom 2000’. Fatmir Rama është dënuar në mungesë në Itali me 27 vjet burg për ‘trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash’. Ndjekja penale ka filluar më 1996-n dhe është shpallur vendimi më 2003-shin”, thotë Manjola, ndërsa ka shtuar edhe arsyet e këtij fakti. “Marrëveshja bilaterale në lidhje me ekstradimin parashikon edhe sekuestrimin e pasurive të prejardhura nga vepra penale si objekt i krimit, si p.sh. në lidhje me akuzën e pastrimit të parave. Sipas kësaj logjike, duhej të ishin sekuestruar të gjitha pasuritë e Fatmir Ramës dhe Manjola Priftit (pasi unë jam e akuzuar drejtpërsëdrejti në lidhjen me Fatmir Ramën), trashëgimtarëve apo familjarëve të tyre, ose minimalisht të hetohej në lidhje me pasuritë e tyre. Kjo u bë në mënyrë të njëanshme vetëm për mua, duke më hetuar deri te pensionet e gjyshërve, pa u përmendur asnjëherë Fatmir Rama, ndërkohë që njihet botërisht, pasi është përfolur nga shteti shqiptar Fatmir Rama si ‘bos i drogës’ dhe nuk u ndërmor asnjë hetim apo sekuestrim në lidhje me pasuritë e Fatmir Ramës, të cilën e poseduan pas vdekjes së tij vëllezërit Besnik dhe Luan Rama, pasuri (“Kartodrom 2000”), që kapi vlerën rreth 4 milionë euro në shitjen që iu bë nga vëllezërit e Fatmir Ramës me profesion shofer autobusi”, thotë Manjola.

Ajo vijon se “vëllezërit e Fatmir Ramës nuk u përfolën kurrë, ndaj tyre nuk u ndërmor asnjë veprim, u lanë në heshtje duke përfshirë edhe Fatmir Ramën ‘bos i drogës, i cili vdiq i varfër, dhe pikërisht mua, e veja e Fatmir Ramës, nënë me dy fëmijë të mitur, me arsim të lartë, kurrë e ndjekur apo e dënuar në shtetin shqiptar, arrestohem pa m’u komunikuar asnjë lloj vendim gjykate. Më kanë bërë si kryetare e një grupi kriminal, unë 19-vjeçarja me anëtarë 40-vjeçarë, trafikante internacionale droge, me biznese të dyshimta në Shqipëri, me vila dhe makina luksoze, të blera nga paratë e drogës, pa bërë asnjë lloj verifikimi për pasuritë e mia, pa parë asnjë lloj dokumenti nga shteti italian në lidhje me akuzat në ngarkimin tim, duke më shkatërruar dhe cenuar dinjitetin tim, të fëmijëve të mi, dhe të familjes sime”, vijon memoja, që i është dërguar edhe ambasadorit amerikan, pasi djali i saj, Endi, ka nënshtetësi amerikane.

Më tej thuhet se nga e gjithë kjo histori kemi: Fatmir Rama “bosin e drogës” që vdes i varfër, dy vëllezërit e tij Besnik dhe Luan Rama, shoferë autobusi me miliona euro, me vila dhe makina luksoze, të cilët i gëzojnë lirisht dhe të pacenuar paratë e Fatmir Ramës dhe personazhi i tretë, e veja e “bosit të drogës” pa asnjë lloj pasurie të luajtshme dhe të paluajtshme, me dy fëmijë të mitur, kurrë e dënuar në shtetin shqiptar, pa makinë, pa shtëpi, pa lekë nëpër banka, me profesion avokate, e cila u arrestua pas 15 vjetësh, pa pasur asnjë kërkese nga shteti italian.

 

Vjedhja e pasurisë

Endi Rama është trashëgimtar i vetëm ligjor i radhës së parë të të ndjerit Fatmir Rama (i ati), vërtetuar kjo me dëshminë e trashëgimisë “Vendimi nr. 3917, dt. 03.10.2003”, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Konflikti i pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme trashëgimore, ka filluar që në vitin 2003, pas vdekjes së babait të të miturit, Fatmir Rama, konflikt ky mes të miturit dhe dy xhaxhallarëve të tij, Besnik dhe Luan Rama. Dy xhaxhallarët e tij, menjëherë mbas vdekjes së vëllait të tyre, më 29 mars 2003, pra saktësisht më 29 prill 2003, i drejtohen gjykatës për lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë ligjore. Në të njëjtën kërkesë, dy xhaxhallarët deklaruan se vëllai i tyre nuk kishte fëmijë të birësuar apo jashtë martese, duke e fshehur faktin e djalit të Fatmirit, me të cilin jetonin në një ambient të përbashkët. Ndërkohë, çelin një tjetër dëshmi trashëgimie, në të cilën e shpallin veten trashëgimtarë ligjorë të vetëm të Fatmirit. Veprim që u kushtoi sekuestron e të gjitha pasurive të paluajtshme të Besnik dhe Luan Ramës me vendim të Gjykatës së Lartë. Në vitin 2009, kërkohet në gjykatë edhe çelja e dëshmisë së trashëgimisë ligjore të Haxhire Ramës dhe Fetah Ramës, gjyshërve të djalit, duke vërtetuar faktin se trashëgimtari i tyre i radhës së parë, Fatmir Rama, kishte vdekur, duke lënë një trashëgimtar të vetëm ligjor, Endin. Gjykata shpalli trashëgimtar ligjor të Haxhire Ramës dhe Fetah Ramës: Besnik Ramën, Luan Ramën, Fatmir Ramën, ku përcaktohet edhe ndarja e pasurive të trashëgimisë ligjore të prindërve në masën 1/3 të barabartë secili. “Në vitin 2011, më 30.11.2011, kërkesa ime e aplikimit nr. 1352, aplikoj për regjistrimin e dëshmisë së trashëgimisë, pranë ZVRPP-së, paguaj gjobën për vonesën e regjistrimit dhe kërkoj regjistrimin e kësaj dëshmie trashëgime në të gjitha pasuritë e paluajtshme kudo që ndodhen në llogari të Fetah Ramës dhe Haxhire Ramës (Grori).

Më vjen shkresa nga ZVRPP-ja, ku më kthehet përgjigjja vetëm për një pasuri. Më thuhet se pasuria e paluajtshme është tjetërsuar dhe duhet t’i drejtohem gjykatës. Pra u konstatua që dy xhaxhallarët, nipit të tyre të mitur, Endi Rama, përsëri në mënyrë të përsëritur, dhe pse Gjykata e Lartë u bllokoi pronat më 2004-n me sekuestro, në vitin 2007 e në vazhdim i tjetërsuan përsëri pasuritë e tij trashëgimore”.

Këto pasuri, sipas Priftit, kapin vlerën 400 mijë euro të shitjes së truallit dhe vlera nëse do të shitej si ndërtim, vetëm për pjesën e Endi Ramës, është 600 mijë euro.

Një pasuri tjetër, sipas memos, në zonën kadastrale 8160, e cila është në rrezik tjetërsimi. “Për shkak të kësaj pasurie trashëgimore me vlera kaq të mëdha, që i përket me ligj të miturit Endi Rama, xhaxhallarët e tij, duke përdorur paratë e të ndjerit Fatmir Rama dhe Endi Ramës, kanë vënë në lëvizje strukturat shtetërore, pasi kanë pasur dijeni për problemet e mia dhe të Fatmir Ramës me drejtësinë italiane, pasi menjëherë mbas regjistrimit të dëshmisë së trashëgimisë për kërkimin e këtyre pasurive të mëdha, unë jam arrestuar pas 15 vjetësh, pa pasur një kërkesë nga shteti italian për ekstradim”, thotë Manjola Prifti.

 

Kërkesat për ambasadën e SHBA-së

1. Jam prind i vetëm dhe përfaqësuesja ligjore e të miturit Endi Rama, qytetar amerikan

2. I rrezikohet jo vetëm vjedhja e pasurisë trashëgimore, por edhe kufizimi i lirisë sime

3. Kërkoj verifikimin e procedurave të arrestimit tim për ekstradim, pasi unë personalisht nuk jam njohur deri më sot me asnjë lloj dokumenti

4. Kërkoj ndihmën tuaj për monitorimin e proceseve gjyqësore në lidhje me kërkimin e pasurive trashëgimore

 

Autor te 26 Shtator 2012. Aktualitet, Kryesoret. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry
  • Elton

    Shteti shqiptar jo vetem qe si mbron qytetaret e vet nga denimet shume te renda te gjykatave te huaja,ato Greke dhe Italiane,por i perdor per te ber figur te mireme me vendet e tjera.Mendoj se ambasada Amerikane e ka te veshtir te meret me nje sistem qe nuk mbron qytetaret e evet.Me vjen keq per zonjen.Nuke eshte e vetme ne kete loje te felliqur.Lajmet dhe gazetat jane te mbushura plot me qytetar shqiptar qe ndalohen per llogari te gjykatave te huaja.Shume prej tyre nuk e din fare qe jane te denuar.Leri pastaj makinacionet e Sereqave me kompani…..Pac fat.

  • sadiku

    Je e fundit ZONJE qe te vidhen pronat nga hyzmetqaret e QEVERISE .Ne kemi 20 vjet qe po vuajme dhe nuk po e marrim pronen.SHUME PO NA SOROLLASIN DHE PO NA GENJEJNE. Ishim shume me mire me sistemin qe iku .Ishim te varfer por jetonim te qete dhe te gjithe njisoj.

  • graciano

    Problemi eshte se Serreqat & company duke perdorur pushtetin kane krijuar nja klan te fuqishem me qellim shfrytezimin e viktimave te ketyre denimeve jashte shtetit, piketojne viktimat dhe hasmit (kundershtaret e tyre) dhe u kerkojne para, nese nuk paguajne i arrestojne nese paguajne nuk i arrestojne. Edhe nese viktima nuk ka para ata, i perdorin si karrema per tu marre lek personave kundershtare ne interesa kunder viktimes dhe i arrestojne,. E bukura eshte se te gjitha keto arrestime nuk behen ne zbatim te marreveshjeve nderkombetare apo ligjit shqiptar, por bejne cfare u do b..tha me jeten e qytetareve ne shkembim te lirise, duke dale jashte kompetencave ligjore dhe juridiksionit ligjor te shtetit shqiptar. Serreqat jane kriminelet e vertet te ketij vendi, krimi me i forte i organizuar dhe me i rrezikshmi. Dakort me Elton, ambasada amerikane e ka te pamundur nderhyrjen ne kete sistem korrupsioni.

    • Altin

      Z,Ben po te lexosh me vemendje artikullin, kjo gruaja spo kerkon leket e krimit, madje po e denoncon si te tille. Per keto para krimi qe si ka pervetesu eshte arrestuar, te tjere i moren ,kjo e hengri. Me sa po lexoj, kerkon pasuri gjyshi gjyshe dhe jo pare krimi

  • ben

    Problemi eshte se duhet me lexu edhe problemet e llumit te shoqerise.Te gjithe e dine si i ka bo paret Miri Xhikes dhe kush ka qene ai.Veten vrafshin se zoti ja jep hakun.Nuk me duket serioze ,qe nje shtyp serioz te merret me problemet e trashigimise qe ka llumi shoqerise.

    • Altin

      Z,Ben po te lexosh me vemendje artikullin, kjo gruaja spo kerkon leket e krimit, madje po e denoncon si te tille. Per keto para krimi qe si ka pervetesu eshte arrestuar, te tjere i moren ,kjo e hengri. Me sa po lexoj, kerkon pasuri gjyshi gjyshe dhe jo pare krimi

  • bela

    nuk jan vjedh pronat zonjes..por djali kerkon pronat e te jatit pasi dihet miri nonen tironce grort me te pasurit..dhe mir ben. shpresoj qe djali ti mari sepse esht i pafajshem..dje lexova shum artikuj ku njeri me emrin emigranti e akuzonte se manjola ka punuar per klanin rama dhe kelmendi? ne kohen kur ishin ne itali gjithashtu ai shkruante se manjola ka qen mike e ngusht e yllit pastaj e rames..do ti thoja shkruesit qe rama ishte aq burr sa ja hiqte koken me te mirit. sa per dijeni nese manjola paska arrit deri ne ate grad ateher vellezrit rama i detyrohen asaj me shum se kaq…dhe per shpifje personalitetit kan pergjegjsi penale..ne fund te fundit nese rama ka aarit ta perdori manjolen..deri ne detaje negative..ateher e meriton vendin aty ku esht. mbi te gjitha ajo i solli ne jet nje djal. qe po e rrit e vetme..per mua gjykimet e pista jan te turpshme..te ishe e dashura apo gruaja apo motra e te forteve ne ate koh nuk kishte lind akoma ai burr none me jamarr apo me i ngacmu ca kishin ne prag shpie se ihikte koka per lesh..manjoles i uroj suksese ne betejen me ramalit.

  • klajdi

    Po me vjen shume keq per zonjen
    por ato vllezer turp te ken ai eshte quni i tij
    Dhe i takon pasuria por njerzit kujtojne
    se do jetojn p
    ergjitmon