Një 25-vjeçar është qëlluar me një plumb në kokë fare pranë qendrës së qytetit të Beratit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në super-marketin e të plagosurit, Armand Koçileri, në lagjen “Çelepias” të Beratit.
Nga burimet paraprake mësohet se 25-vjeçari është qëlluar një herë nga afër me armë zjarri. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka deklaruar se e ka identifikuar autorin, por po punon për kapjen e tij. I riu është dërguar me urgjencë për në spitalin e qytetit, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, nëse ka qenë tentativë grabitjeje apo ka pasur ndonjë konflikt të mëparshëm mes 25-vjeçarit Koçileri dhe autorit të ngjarjes.
27 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)